Reduktimi i gjykatave/ Kola: Eksperiment me hartën e re gjyqësore! Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar (VIDEO)

Reduktimi i gjykatave/ Kola: Eksperiment me hartën e re gjyqësore! Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar (VIDEO)

Avokatja Margarita Kola, hartën e re gjyqësore e cila parashikon reduktimin e numrit të gjykatave, e shoqëron me problemin e infrastrukturës.

Ajo thotë se nga ana infrastrukturore nuk është menduar dhe gjykuar se si do bëhen seancat kur nuk ka dhoma mjaftueshëm.

Për MCN Live, Kola përmendi Gjykatën e Fierit për të cilën tha se ka numër të madh çështjesh dhe se të çosh atje edhe Gjykatën e Lushnjes “nuk do as laps dhe as kalem”, pasi tha se edhe pa këtë bashkim, avokatët presin me orë pas dere, pasi nuk ka salla për gjyqet.

Në kuadrin e gjithë eksperimenteve që bëhen në këtë vend po bëhen eksperimente dhe me hartën e re gjyqësore. Në Shqipëri po ndodh reforma në drejtësi me gjithë ankesat dhe vërejtjet.

Por që ta rregullosh faktin e ngarkesës së gjyqtarëve me një reformë gjyqësore, nuk mendoj se kjo është zgjidhja. Ty të duhet të marrësh një kërkesë në gjykatë, duhet të depozitosh prova, si do realizohen të gjitha këto, pasi nuk janë vetëm seancat gjyqësore.

Shqipëria ka më pak gjykata nga sa ka Bashkimi Europian për numër banorësh. Kjo nuk shkon njësh me shprehjen drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar. Duke mos e aksesuar gjykatën, kjo është drejtësi e vonuar.

Deri kur do bëhen reforma pa pyetur grupet e interesit? Avokatët janë një nga aktorët më të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë. Në fund të fundit ne përfaqësojmë interesin e qytetarëve në një proces gjyqësor.

Nuk mendoj se do ketë drejtësi cilësore kur gjykatat e Apelit dhe Administrative do shkrihen. Pse largohen shqiptarët? Kjo është një arsye më tepër. Dhoma e Avokatisë duhet ta përshkallëzojë protestën.

Mendoni nëse avokatët e shtrijnë protestën dhe në masat e sigurisë çfarë ndodh? Avokatët janë mjaft të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë, jo për kapriço të avokatëve.

Kjo hartë gjyqësore tregoi se nëse dikujt në këtë vend i mbushet mendja për diçka e bën me patjetër pa pyetur. KLGJ i ka shërbyer qeverisë! Duhet të kishte menduar për interesin e një sistemi gjyqësor.

Për çfarë duhet të ketë gjykatës dhe prokurorë nëse nuk ka çështje që lidhen me publikun.

Sipas saj edhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë duhet të kishte vepruar më parë, pasi janë vënë re shenja se nuk do i dëgjonin avokatët dhe se një reagim i mëparshëm do ishte më produktiv.

Kola tha se një nga përshkallëzimet duhet të jetë greva pa afat. Avokatja deklaroi se politika futet në hartën e re gjyqësore, pasi me iniciativën e saj po bëhet reforma në drejtësi.

Kemi pasoja të pamendueshme, si rrjedhojë e të mos menduarit. Për të mbuluar pamundësinë për të lëvizur gjyqtarët nga një gjykatë në një tjetër, i heqim aksesin qytetarëve nga gjykata.

Politika e inicioi reformën në drejtësi, ndaj kanë ardhur këto pasoja.

Çfarë parashikon harta e re gjyqësore

Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e tij të fundit në 10 qershor miratoi Hartën e Re Gjyqësore, e cila redukton gjykata e rretheve në 13 nga 22 që janë aktualisht dhe krijon vetëm një Gjykatë Apeli të përgjithshme, nga 6 që janë në funksion. Po ashtu, është vendosur që të reduktohet edhe numri i gjykata administrative të shkallës së parë. Sipas projektit të KLGJ-së, nga 6 gjykata të tilla, pritet të funksionojnë vetëm dy

Akti, i cili pritet të konsultohet me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Financave para se të shkojë për miratim në Këshillin e Ministrave, parashikon që do të jenë funksionale gjykatat e rretheve gjyqësore në qytetet; Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Lezhë, Korçë, Kukës, Sarandë, Shkodër, Tiranë, Vlorë.

KLGJ ka vendosur të shkrijë gjykatat e Apelit në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë.

Po ashtu, sipas KLGJ-së, nuk duhet të ekzistojnë më as gjykatat administrative të shkallës së parë në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy