Zanatçinjtë e pacertifikuar/ Nunaj: Duhet bërë strukturimi i tyre, jo si profesionstë të lirë por si artizanë

Zanatçinjtë e pacertifikuar/ Nunaj: Duhet bërë strukturimi i tyre, jo si profesionstë të lirë por si artizanë

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi tha përmes një lidhjeje “Skype” me studion e MCN Economy se mungesa e certifikimit për një sërë zanatesh bën që individët që i ushtrojnë të mos kenë një vend të tyre të mirëpërcaktuar në tregun e punës.

Sipas Nunajt për ta formalizuar këtë treg, fillimisht duhen strukturuar këto grupe, jo si profesionistë të lirë, por si artizanë.

Mungesa e një certifikimi që ata të realizojnë dhe ushtrojnë profesionin vjen si pasojë e mosrregullimit të tyre në tregun e punës siç janë të rregulluar psikologët, punonjësit socialë. Kjo bën që këtë individë, në tortën e madhe të tregut të punës të mos kenë një vend të tyre të mirëpërcaktuar. Janë individë kur ushtrojnë aktivitetin e tyre, nëse duan të hapin aktivitet regjistrohen si biznes i vogël, apo nëse duan të jenë pjesë e një organizatë, janë në cilësinë e punonjësit. Ligji nuk ka një rregullim specifik për ta.

Një treg informal është një treg që dëmton. Edhe në rastin e Italisë, apo vendeve evropiane të zhvilluara përgjithësisht qëllimi bazë është të formalizojnë tregun. Një treg formal ka dhe një konkurrencë të barabartë mes palëve. Një konkurrencë e tillë bën dhe vetë që këta individë të jetë të ndërgjegjësuar dhe më profesionistë. Hapi i parë për t’i formalizuar është strukturimi i këtyre grupeve, jo si profesionistë të lirë por si artizanë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy