Zgjedhjet vendore/ Kalemaj: Beteja më e rëndësishme historike në qarqet Tiranë, Shkodër e Elbasan, surprizat priten në këshillat bashkiak

Zgjedhjet vendore/ Kalemaj: Beteja më e rëndësishme historike në qarqet Tiranë, Shkodër e Elbasan, surprizat priten në këshillat bashkiak

Në një analizë për betejën elektorale për zgjedhjet vendore për bashkitë, politologu Ilir Kalemaj në MCN lajme vlerëson se beteja jo më e vështirë, por historike pritet të ndodh në qarqet Tiranë, Shkodër e Elbasan.

Fakti është se detyrimisht nuk është beteja më e vështirë në këto tre qarqe, por është beteja më e rëndësishme politike në këto tre qarqe dhe sidomos Tirana e cila është sa 1/3 e të gjitha bashkive të marra së bashku për nga vlera politike, simbolike edhe për faktin se ka 40% të popullsisë.  

 Tirana përbëhet nga pesë bashki dhe këtu ha debat se sa bashki duhet të marrë opozita që të quhet fituese në këto zgjedhje. Nëse mazhoranca humbet qoftë edhe dy bashki që do të përjetoj një humbje jo e vogël dhe po humbi 3 nga 5 bashki atëherë është një humbje katastrofale për drejtuesin e qarkut të Tiranës që është Erion Veliaj.

Dhe e dyta kemi atë përçarjen e kampit tjerët që reflektohet më shumë pikërisht ne Tiranë për shkak të numrit të kandidatëve por dhe për shkak të daljes së kandidatit të PD zyrtare, Bejko, kështu që në këtë sens kemi për të pasur një gare shumë të fortë.

Pos kësaj edhe dalja e kandidatëve të tjerë, Përnaska dhe Qori, pasivisht se është thënë për këtë të fundit që do të haj vota majtas, votat që do të haj janë vota të të pakënaqurve që do ti shërbenin opozitës, kështu që në këtë sens mund të jap efektin e pritshëm në Tiranë.

Për Kalemaj, surprizat mbeten në listat e Këshillat bashkiak, ku dominon vota proporcionale, vota për individin.

Ka për të pasur surpriza sidomos në Këshillat bashkiak aty ku ka votë proporcionale, jo vetëm në qarkun Tiranë, por në të 61 bashkitë.

Natyrisht nuk mund të pritet një dominim i thjeshtë dhe i lehtë i PS pavarësisht avantazheve që ata kanë, është një votë proporcionale mbi individin.

E treta në listat e këshillit bashkiak mund të krijohet një shumicë opozitare bashkë me partitë e tjera të vogla, të bashkojnë votat të cilat garojnë, gjë që jo domosdoshmërisht ndodh te garat për kryebashkiak ku nuk kemi raund të dytë dhe beteja është më e fortë.

Pritet që të ketë një avantazh jo vetëm ne Shkodër por në tërë veriun për PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy