Një analizë e re e gjakut identifikon tumorin e prostatës

Një analizë e re e gjakut identifikon tumorin e prostatës

Një analizë e re e gjakut ka rezultuar më e saktë se testi tradicional i PSA-së për të vlerësuar rrezikun e kancerit të prostatës. Ajo mund të reduktojë më shumë se 40% të biopsive, sepse arrin të dallojë format malinje dhe beninje të tumoreve pa pasur nevojë për teste të tjera invazive.

Testi i ri, i quajtur Iso-PSA, identifikon ndryshimet e strukturës molekulare të antigjenit të prostatës, duke mos u limituar thjesht në matjen e përqendrimit të PSA-së në gjak siç bëjnë testet e deritanishme.

Po ashtu, përmes saj, mundësia e dallimit të tumoreve beninje nga ato malinje është më e madhe.  

Analiza është rezultat i një studimi të gjerë që ekspertë të "Cleveland Clinic" kanë prezantuar pak ditë më parë në takimin e përvitshëm të Shoqatës Amerikane për Urologjinë në San Francisco, SHBA. 

Ky lloj kanceri është më i shpeshti që haset të meshkujt dhe shfaqet në gjendrën e sistemit riprodhues. Që aty, qelizat tumorale mund të shpërndahen në të gjithë trupin, veçanërisht në kocka dhe nyjet limfatike. Statistikat tregojnë se 1 në 41 meshkuj vdes nga ky lloj tumori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy