GJK vendos: Testi i Poligrafit i ligjshëm për kandidatët e BKH, i paligjshëm për policët

GJK vendos: Testi i Poligrafit i ligjshëm për kandidatët e BKH, i paligjshëm për policët

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Komitetit të Helsinkit, duke shpallur testin e poligrafit për Vettingun në policinë e shtetit, si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Po ashtu trupa e Kushtetueses vendosi pezullimin e vetingut në Polici për një afat gjashtëmujor, teksa detyron Kuvendin që po brenda gjashtw muajve të dalin me një ligj të ri nga hyrja në fuqi e vendimit.

Sakaq Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Komitetit të Helsinkit për testin e poligrafit për kandidatët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke thënë se i është i ligjshëm.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancat plenare publike të zhvilluara në datat 13.04.2021 dhe 20.04.2021 çështjen me:

Kërkues: Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Objekt: 1. Shfuqizimi i neneve 34, pika 2, shkronja “gj” dhe 38, pika 2, shkronja “e” të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

2. Shfuqizimi i nenit 38, pika 2, të ligjit nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës së Shqipërisë dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese,

VENDOSI:

– Pranimin pjesërisht të kërkesës.

– Shfuqizimin e togfjalëshit “edhe me ndihmën e mjeteve teknologjike të posaçme,”, të parashikuar në nenin 38, pika 2, të ligjit nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës së Shqipërisë dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, si të papajtueshëm me Kushtetutën.

– Rrëzimin e kërkesës për kërkimet e tjera.

– Detyrimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të plotësojë nenin 38, pika 2, të ligjit nr. 12/2018, të lartpërmendur, brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy