Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku diskutohet vlefshmëria e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, avokatja e tij deklaroi se ky institucion nuk është kompetent për të marrë një vendim të tillë.

KQZ nuk është kompetente për të shqyrtuar përfundimin e mandatit dhe nuk jemi në kushtet që përcakton ligji sipas të cilës KQZ ka të drejtë të vendosë lidhur me mandatin.
Vetëm mbi formularin e dekriminalizimit KQZ mund të marrë vendimmarrje. Kompetenca e KQZ lidhet mbi kandidimin.
Shtetasi Fredi Beleri është i dënuar me vendim të formës së prerë, por komisioni nuk mund të rishikojë një vendim të KQZ të vitit 2023, e cila i ka dhënë mandatin.
Ndërkohë përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Eridian Salianji, tha se KQZ ka të drejtë që të vendosë ndërprerjen e mandatit, për sa kohë që janë përballë një vendimi të formës së prerë.
Vendimi i formës së prerë i gjykatës së Apelit, parashikon se personat e dënuar me vendim të formës së prerë nuk mund të ushtrojnë mandatin.
Është proces automatik, nuk mund të diskutojmë në momentin që ka vendim të gjykatës së Apelit.
Më tej njoftohet Presidenti dhe më tej të shpallet data e zgjedhjeve. KQZ ka të drejtë ta ndërpresë mandatin.



