Policia Rrugore ka gjobitur 11 automjete, me nga 3000 mijë lekë të rinj, pasi kishin shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan.
Shkelja nga ana e shoferëve është dokumentuar nga një video e publikuar në rrjetet sociale, ku duken se si 11 automjetet nuk respektojnë sinjalistikën rrugore horizontale.

Sektori i Policisë Rrugore ka kryer verifikimet dhe ka vënë masën administrative 3 000 lekë të rinj për secilin automjet, bazuar në pikën 2, neni 144, të Kodit Rrugor, i cili sanksionon mosrespektimin e sinjalistikës rrugore horizontale.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.



