Bëj 1 ton flori, mos i gropos paratë se do të prishen (VIDEO)

Bëj 1 ton flori, mos i gropos paratë se do të prishen (VIDEO)

Zbardhen bisedat mes Franc Çopjes dhe Ervis Çelës, nuk dinë ku të çojën lekët e kokainës 

Vizita e Altin Dumanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke e bërë zyrtarin e parë shqiptarë që ftohet nga administrata Trump, turbulloi shumë ujëra në vendin tonë.

Por gjërat filluan të kthjelloheshin kur SPAK vendosi të reagoi publikisht duke sqaruar se fokusi i takimeve në Departamentin e Shtetit, atë të Drejtësisë dhe FBI-në amerikanë ishte për trafikun e drogës dhe kryesisht kokaniës dhe pastrimi parave.

Grupet kriminale shqiptare kanë shqetësuar shumë aleatët tanë strategjik, pasi lidhjet e tyre në vendet e Amerikës latine aty ku është origjina e kokainës dhe rrugët e trafikut të tyre janë kthyer në shqetësim serioz për amerikanët.

Në këtë episod të parë emisioni “Kronos” në MCN TV, ndalet pikërisht në këtë temë të ndjeshme: trafiku i kokainës dhe pastrimi i parave, fenomen që nuk shqetëson më vetëm aleatët tanë pasi ndikimi më i madh i sa ndihet në jetës social-ekonomike të shqiptarëve.

Fakti është se jeta e shqiptarëve është bërë me e shtrenjtë dhe institucionet dhe konkretisht SPAK përmend në raportet e tij se në vendin tonë pastrohen para dhe kryesisht në sektorin e ndërtimit. SPAK ka përcaktuar edhe zonat ku bëhet pastrimi që është kryesisht Tirana dhe qytetet bregdetare, aty ku ndërtimi këto 10 vitet e fundit ka njohur zhvillim të madh.

Në një situatë të tillë ku SPAK konfirmon këto zhvillime dhe ato bashkohet me shqetësimet e partnerëve amerikanë tregon se trafiku i kokainës dhe pastrimi i parave që vijnë nga ky aktivitet po ndikojnë shumë në sistemin ekonomik që është ngritur në Shqipëri. 

Ndaj dhe ftesa e në Shtetet e Bashkuara për Altin Dumanin nuk duhet parë vetëm me syrin e mbështetjes për një institucion si SPAK, e cila është krijesë e amerikanëve por edhe si një kërkesë llogarie se çfarë po bën kjo prokurori në drejtim të grupeve kriminale që trafikojnë kokainë. Pasi kurrsesi SPAK tashmë nuk mund të quhet më një institucion i ri që ka nevojë vetëm për mbështetje dhe asnjë kërkesë për llogari.

Por çfarë ndodhi këtë verë dhe kryesisht gjatë dy viteve të fundit me hetimet që Prokuroria e Posaçme ka pasur ndaj grupeve shqiptare të narkotrafikut? 

Fakti është se shqiptarët kanë arritur tashmë prej vitesh që të kenë një qark të mbyllur sa i takon sjelljes në Europë të kokainës. Ata kanë emisarët e tyre ne Amerikën Latine ku negociojnë vetë më kartelet atje për sasinë dhe çmimin. 

Merren me transportin e lëndës narkotike duke e sjellë kryesisht në Hollandë, Blegjikë dhe Gjermani. Nga aty merren me shpërndarjen duke e dërguar në vendin që duan ta shesin kryesisht në Bashkimin Europina, por nga mesazhet në Sky ECC kemi parë që ata kanë tentuar ta shesin edhe në vende të tilla si Arabia Saudite dhe vende të tjera të Azisë. 

Por ajo që është parë në dosje të ndryshme hetimore bien ë sy sasia e madhe që grupet shqiptare vendosin të trafikojnë ngarkesa të cilat shpesh i kalojnë 1 ton, apo 2 ton. 

Por kjo nuk ishte asgjë deri në momentin që SPAK vendosi të dalë me 9 urdhër-arreste, të gjithë shqiptarë të cilët vetëm në dy raste trafiku nga Amerika Latine tentuan të sjellin në Europë 27 ton kokainë. 

Vendimi i Gjykatës së Posaçme mban datën 6 gusht dhe në listën e të personave që SPAK kërkon të arrestojë është Franc Çopja. Por këtë organizim ai nuk e kishte bërë vetëm pasi një rol shumë të rëndësishëm e kishte Ervis Çela një personazh shume i rëndësishme i trafikut të kokainës, por i papërmendur më parë dhe pa goditur nga ana e strukturave ligjzbatuese shqiptare.

Konkretisht në shtator 2020 nga Paraguai për në grupi i drejtuar nga nga këta dy persona., në bashkëpunim me një shtetas brazilian, organizoi trafikimin e 11.6 ton kokainë, fshehur në kuti sapuni dhe kuti boje metalike me logon “Fox”.

Ngarkesa u nis nga porti i Villeta Paraguaj dhe mbërriti në Anvers më 4 nëntor, 2020. Në vijim, gjatë operacioneve të policisë në Roterdam, u sekuestruan 600 kg kokainë dhe 2 milionë euro, si dhe u arrestuan dy shtetas shqiptarë.

Grupi nuk humbte kohë pas goditjes se marrë në dhjetor ata organizohen sërish por këtë radhe duke trafikuar një sasi rekord. Në dhjetor 2020 – shkurt 2021 po nga Paraguai por këtë radhë me destinacion Gjermaninë, Hamburgun Ervis Çela dhe Franc Çopja nisin drejt tregun europian 16.4 ton kokainë. 

Lënda narkotike ishte e fshehur në bombola metalike me bojë/kollë ndërtimi dhe të stampuara me logo “sy me rrufe të kuqe”, “Puma”, “shenja infinit”.

Nëse kjo sasi kokainë do të hidhej në treg, sipas përllogaritjeve të bëra nga autoritetet do të kapte vlerë nga 1.5 miliardë deri në 3.5 miliardë euro. Ngarkesa, e shpërndarë në disa kontejnerë, mbërriti në Hamburg më 12 shkurt 2021 dhe u sekuestrua nga autoritetet doganore gjermane. 

Kjo u konsiderua si një nga sasitë më të madha të kokainës kapur ndonjëherë në vend të Bashkimit Europian dhe ngrit shqetësim të madh se cilat ishin grupet kriminale që e kishin trafikuar, lehtësinë që ata patën për ta sjellë deri në një port të Gjermanisë dhe për më tepër gjetja e tregut për të konsumuar sasi kaq të mëdha kokainë. 

Ndërsa gjenerimi i parave që do vinte nga sipërmarrje e tillë ishte shqetësimi kryesore pasi një sasi prej 3.5 miliardë eurosh në duar e disa organizatave kriminale do të ishte rrezik i madh për cilido vend të Bashkimit Europian.

Të vijmë tek struktura e grupit kjo bazuar në dosjen e Prokurorisë së Posaçme, të cilët bazë për të ka komunikimet në Sky ECC dhe sasitë e kokainës së kapura në të dyja rastet.

Gjithsej grupi përbehet nga 15 persona kryesuar nga Franc Çopja, Ervis Çela, tre vëllezërit e tij Ardjani, Rizai dhe Albini. Pjesë e rëndësishme e grupit është edhe Fadil Balla një biznesmen kontravers nga qyteti i Shijakut. Arrest me burg është caktuar edhe për Petrit Lakatos, Renato Musakun dhe Vilson Pepën, ky i fundit i ekstraduar vetëm pak ditë më parë nga Republika Domenikane. 5 prej persona të cilët janë pjesë e këtij grupi janë ende në kërkim nga policia shqiptare. 

Bisedat të duken sikur janë jashtë këtij realiteti pasi personazhet kryesore flasin për dhjetëra miliona euro të fshehura nëpër gropa në tokë. Flasin për investime të parave duke blerë flori, pasi është e ardhmja dhe paratë janë më të sigurta në këtë investim. Në biseda me vëllezërit e tij Ervis Çela tregon se ka arritur të fitojë 100 milion euro nga aktiviteti kriminal dhe kishte vështirësi për të sjellë paratë në Shqipëri.

Figura kryesore te grupit si Franc Çopja dhe Ervis Çela, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, luanin rol aktiv në organizimin e këtyre transfertave të parave. Pagesat dhe kompensimet e brendshme shpesh maskoheshin përmes transaksioneve të tjera të fshehta, të dizajnuara për të mos lënë gjurmë në sistemin financiar zyrtar.

Përveç transportit fizik, rrjeti përdorte edhe sistemin informal të transfertave të njohur si “hawala” ose “token”, ku shumat e mëdha qarkullonin përmes një zinxhiri ndërmjetësish pa asnjë evidencë bankare. 

Një pjesë e konsiderueshme e fondeve dërgohej drejt Bolivisë, e cila, për shkak të nivelit të ulët të kontrollit financiar dhe pozicionit të saj strategjik, shërbente si nyje kyçe për përfundimin e transaksioneve ndërkombëtare të parave.

Kombinimi i këtyre metodave, transporti fizik me shoferë të besuar dhe sistemi i transfertave informale, i mundësonte kësaj organizate kriminale qarkullimin e qindra milionë Euro cash, duke reduktuar ndjeshëm riskun e sekuestrimit dhe duke siguruar vazhdimësinë e aktivitetit të tij në shkallë ndërkombëtare.

Për të kuptuar fuqinë ekonomike të këtij grupi do të zbardhen disa biseda të zhvilluara në Sky EÇ mes personave të përfshirë në këtë grup. Ato tregojnë se si fshihen paratë e përfituara nga shitja e tonelatave me kokainë. Paratë janë aq shumë sa fshehja dhe transferimi me mënyra të ndryshme duke shmangur bankat nuk mjaftojnë, një pjesë e tyre sillen cash në Shqipëri, por edhe këtu është e pamundur që aq shumë para ti kanalizosh në rrugë ligjore.

Do të sjellim bisedat që Ervis Çela zhvillon me vëllezërit e tij Ardjanin dhe Albinin, ku tregohen se paratë po fshihen nëpër gropa duke i betonuar, në tokë, pasi është e pamundur që të futen në biznese apo kompani në mënyrë që të justifikohen. 

Në datë 13 Dhjetor 2020, Ervis Çela komunikon me vëllain e tij Ardjan Çela me të cilin dyshohet se bisedojnë në lidhje me fshehjen e parave cash dhe sasinë e parave të akumuluara prej tyre, ku ai e pyet nëse mbaroi me gropat. 

Ai i sqaron se është duke i përgatitur. Ervisi ka merakun nëse janë 10 milion, ndërsa Ardjani ia kthen duke qeshur që janë më shumë, ndërsa Ervisi i kthen serish duke qeshur se do ti niste 4 ose 5 milion javës që vjen. 

Drejtuesit e këtij grupi Franc Çopja dhe Ervis Çela flasin me njëri tjetrin se çfarë do të bëjnë me kaq shumë para. Çopja duket shumë i koherent për mënyrat e investimit duke i thënë Çelës që nuk duhet t’i groposë paratë por të investojë në flori. 

Bisedat në Sky EÇ kanë zbuluar metodat sesi bandat kriminale fshehin paratë e përfituara nga aktiviteti i jashtëligjshëm. Edhe pse bandat kanë avancuar në metodat për trafikun e drogës ata zgjedhin metodat e vjetra të ruajtjes së sendeve me vlerë, duke i groposur.

Bisedat mes krerëve të bandave, Ervis Çela e Franc Çopja kanë zbuluar diskutimet e tyre se ku të fshehin paratë teksa del në pah metoda e groposjes. 

Mësohet se ata japin si alternativë hapjen e gropave të ullinjve për të fshehur paratë ose konvertimin e tyre në flori, pasi është investim shumë i sigurt. Ervis Çela i tregon se kishte 200 rrënje ullinj dhe duhet me fut ndonjë qyp me para aty kjo pemë rron shumë. Franci e këshillon që mos ti groposë paratë se do ti prishën, e ardhmja sipas tij është ari. Cela thotë se nuk ka flori, duhet me grabiti ndonjë bashkë ose të behet porosi në Afrikë. Çopja i premton se do fliste me një person i cili dyshohet se ndodhej në Dubai dhe i kërkon që të mbledhë para.

Kaq ka mjaftuar dhe Evis Çela flet më të vëllanë Albinin ku e pyete se sa kishte futur dhe Albini i thotë 4 copë, 6 milionë të cilat i kishte futur tek magazinat dhe do i hidhte beton sipër. Në bisedë ngrihet shqetësimi se paratë që kanë në baçe do marrin lagështi dhe duhej investuar për të blerë 500 kilogramë flori, pasi paratë nuk mund të mbaheshin në gropë për gjithë jetën. Ervis e pyet të vëllanë nëse kishte bërë 60 milion, Albini i përgjigjet që jo. Ervisi i jep garanci që do ti bëjë në mënyrë që ai të rregulloj kalamajtë.

Ky është rasti tipik kur një organizatë kriminale nuk di ku të çojë paratë e mbledhura nga trafiku i kokainës dhe kjo konfirmohet nga një bisedë që Ervis Çela ka me partnerit e tij në trafik Franc Çopjen, të cilit i shkruan se nuk dinë ku të çojnë lekët, pasi të ardhurat që vijnë janë tej mundësive të tyre për ti qarkulluar në sistemin bankar apo ekonominë e rregullt.

Çopja i thotë që duhet të bëjë çdo ditë nga 20 deri në 30 kilogramë flori, në mënyrë që të arrijë 1 ton. Ndërsa deri në atë kohë sipas bisedave Franc Çopja kishte siguruar 100 kilogramë ar dhe do të vazhdonte të blinte akoma më shumë, Një tjetër detaj që tregon fuqinë e Ervis Çelës në trafik është komunikimi që ka me të vëllanë Riza Çela ku i thotë se ka arritur të mbledhë rreth 100 milion euro nga biznesi i kokainës. 

Biznesmenin Fadil Balla, pasuria e të cilët dyshohet se mund të jetë financuar nga trafiku i drogës dhe SPAK sekuestroi kompleksin “Ajman” i vendosur në Shijak dhe i sekuestruar nga SPAK. Balla ka komunikime të vazhdueshme në Sky të cilat tregojnë përfshirjen e tij. Ai ka përfituar sasi drogë, ka qarkulluar para me vëllezërit Çela me qëllim investimin e tyre në Shqipëri.

Megjithatë pavarësisht goditjes së këtij grupi lidhjen e tyre me biznesmenë apo kompani të tjera janë shumë të forta pasi BKH zhvilloi kontrolle edhe në biznese të ndryshme në Golem. U sekuestrua telefoni pronarit të “Klajdi Resort” si provë e rëndësishme në hetimin pasuror të nisur nga Prokuroria e Posaçme. 

Kjo ishte vetëm njëra goditje që SPA bëri gjatë kësaj verë pasi në 25 korrik u godit një tjetër linjë e trafikut nga Amerika Altine dhe që kontrollohej serish nga grupet shqiptare. Rreth 6 ton kokainë dyshohet se kanë sjellë në Europë ky grup ku bëjnë pjesë personazhe të njohur të botës së krimit por edhe të rinj për të cilët deri në kohën e ndalimit nuk ishin përmendur asnjëherë.

Vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, Plaurent Dervishaj, Erion Alibej, Ermir Ndreaj, Ramazan Rraja si dhe persona të tjerë ishin në krye të këtij aktiviteti. Kleviz Hoxhosmani është i njohur për mediat për një lidhje dashurie me vajzën e ish ministres Majldina Bregu, e cila në rrjetet sociale nuk nguronte të hidhte video dhe foto nga jeta e saj e luksit dhe herë pas here kishte postuar dhe me të dashurin e saj. 

Janë gjithsej katër episode trafiku ku fitimet për këtë grup nëse sasia e lëndës narkotike do të hidhej në treg do të ishte 411 milionë euro. Edhe në këtë rast shumë para në duar e këtyre persona të cilat pjesë më të madhe të tyre i investonin ne Shqipëri pasi Ermir Ndreaj njihet si biznesmen i rëndësishëm në shumë qytetet te vendit. 

Personat kishin lidhje shumë të rëndësishme në Kolumbi nga ku kanë nisur 188 çanta të dyshuara të mbushur ame kokainë dhe konkretisht nga porti i Santa Martës. Në vendimin për caktimin e masës së sigurisë janë të renditur edhe rastet e tjera të trafikut, bisedat zbardhin edhe mënyra të ndryshme investimi që ata kërkojnë të bëjnë në Shqipëri dhe vende të tjera. 

Edhe në këtë rast pati disa sekuestrime të prokurorisë së posaçme, por hetimi pasuror është një gjë e cila në këtë moment çedon. Këto lloj hetimesh kërkojnë kohë dhe eksperiencë duke patur një disbalancë të madhe me hetimin pena. SPAK mund të jetë i suksesshme në burgosjen apo lëshimin e një fletë-arresti por në kohë që nuk u merr pasurinë, fuqia e këtyre grupeve do jetë sërish e madhe, pasi ata që nuk janë arrestuar, apo anëtarët e paidentifikuar të këtyre organizatave e para do vazhdojnë aktivitetin dhe e dyta do të shijojnë paratë të cilat nuk janë konfiskuar nga drejtësia. Efekti sërish do të jetë i njëjtë ndikimi në ekonomi i qindra miliona eurove që vijnë nga trafiku do të jetë sërish i madh. Vetëm këto dy grupe në një periudhë kohë prej dy vitesh u janë kapur sasi kokainë në vlerë shumë të madhe. Por këto janë vetëm ngarkesat që janë bllokuar, çfarë ka ndodhur me ato që nuk janë kapur dhe çfarë ka ndodhur me ato ngarkesa të para vitit 2020 dhe pas vitit 2021?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy