Bayern Munich bën “dhurata”, Salernitana e pëson në fund (VIDEO)

Bayern Munich bën “dhurata”, Salernitana e pëson në fund (VIDEO)

Me fitimin e titullit kampion, te Bayern Munich duket se ka humbur motivimi për ndeshjet e kampionatit.

Edhe ditën e sotme, bavarezët nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 ndaj Stuttgart në shtëpi. Po ashtu ndeshja tjetër e Bundesligës mes Eintracht Frankfurt dhe Borussia Monchengladbach, u mbyll në barazim 1-1.

Në Serie A, Salernitana barazoi me Cagliarin, në duelin direkt për mbijetesë. Vendasit i shkuan shumë afër fitores, deri në minutën e 99-të teksa ishin në avantazh 1-0, por Cagliari barazoi shifrat në frymën e fundit me Altare.

Pas kësaj ndeshje, Salernitana mban vendin e 17-të me 30 pikë, ndërsa Cagliari qëndron një vend më poshtë me 29 pikë, ndërsa në vendin e parafundit Genoa me 28 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy