Eksperti i ekonomisë Gjergj Buxhuku në një lidhje skype qme MCN Economy ka komentuar lidhur me fiskalizimin ku mungojnë tërësisht të dhënat mbi rezultatet e procesit të shumëprfolur ku u shpreh se ne kemi vetëm numrin e faturave të prera, por jo vlerën e tyre.
Ai tha se mungesa e të dhënave ëhstë një sëmudnje e administratës së tatimeve shqipatre, teksa theksoi se kjo mungesë nuk na lejon që të bëjmë dhe jë analizë të qartë qoftë të qeverisë ap të bizneseqve private.
Sipas tij, fiskalizimi nuk i detyron bizneset të printojnë faturën dhe se ai nuk e zgjidh dot kontrabandën në doagana.
Numri i prerjes së faturave është një anë e problemit dhe vlera totale problemi tjetër. Pra është më e rëndësishme ti jepet fund kësaj.
Prandaj them se në gjykim të parë është një hap pozitiv dhe është mirë, por fakti është se ekonomia shqiptare është ekonomi formale dhe sado mirë të funksionojë sistemi i fiskalizmit nëse nuk ndryshon struktura e ekonomisë shqiptare kjo mbettë e vështirë të funskionojë.
Fiskalizimi bëhet për të formalizuar ekonominë dhe ne kemi vetëm numër faturash të prera por jo në vlerë. Për të bërë një analizë të thelluar se çka ndodhur me fiskalizmin a po ecën për këtë duhen shumë të dhëna të tjera. Në thelbin e saj është vështirë që në një ekonomi si ajo shqiptare të formalizohet sado mirë të kesh ngritur sistemin e fiskalizmit.
Domethënia është fakti që kjo është një sëmundje e të gjithë institucioneve shqiptare të tatimeve, sepse mbi bazën e tyre bëhen analiza qoftë e qeverisë apo bizneseve private, por këto mungojnë dhe mbase kjo mund të jetë dhe një mënyrë e qëllimshme, fshehja e të dhënave.
I pyetur se ka pasur ankesa nga bizneset për kostot të shtuara nga fiskalizimi, Buxhuku tha se fiskalizimi ka kosto por mendoj se të ngresh instrumentin e fiskalizmit në mënyrë moderne ka një përfitim për bizneset.
Kostot janë por kryesisht për bizneset e vogla se për ato të mëdha nuk përbëjnë ndonjë problem.
Nuk e shikoj problematikën te kostot që natyrisht kanë peshën e tyre në treg, por duke e parë në makro mendoj që procesi i fiskalizmit po të mbahet i veçuar nga pjesa tjetër e transaksioneve, biznesit në tërësi është pozitive.
Njësoj sikur ta mendojmë që kemi një lëndinë me bar dhe marrim kostrën më moderne të fundit për ta korrur, por sado që të marrësh më të mirën nëse lëndina s’ka bar s’ke çfarë të përfitosh. Duhet të gjykojmë thelbin e formalizmit dhe ai është shumë i vështirë. Infomaliteti është shumë i madh, shkon deri në 50% dhe fiskalizimi nuk është i mjaftueshëm.
Në njëfarë mënyre në momentin kur ke mallra të hyra kontrabandë në doganë dhe kompanitë fundore do jenë të detyruara të mos e shtypin faturën finale, pra problematikat në Shqipëri informale nuk zgjidhen me fiskalizim por me reforma.



