Ardi Veliu merr postin e zv/ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë

Ardi Veliu merr postin e zv/ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është emëruar në postin e zv/ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Lajmi është bërë i ditur në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Ai do të jetë zv/ ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës në dikasterin që drejtohet nga Belinda Balluku.

Ardi Veliu u lirua nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në 5 tetor të këtij viti, pas disa ngjarjeve të rënda kriminale.

Veliu u emërua në krye të Policisë së Shtetit pas shkarkimit të Haki Çakos në shkurt të 2018-ës.

Tashmë pritet që Qeveria të njoftojë dhe zyrtarisht emërimin e Ardi Veliut në postin e ri qeveritar.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy