Beteja e heshtur: Britney Spears fiton gjyqin e parë me babanë e saj. Çfarë do të thotë vendimi i ri?

Beteja e heshtur: Britney Spears fiton gjyqin e parë me babanë e saj. Çfarë do të thotë vendimi i ri?

Një gjykatës ka hedhur poshtë kërkesën e babait të Britney Spears për të ushtruar kontroll më të madh mbi financat e saj. Jamie Spears ka kontrolluar financat e vajzës së tij që nga viti 2008, por këngëtarja së fundmi ka treguar se dëshiron që ai të hiqet nga kjo e drejtë.

Të enjten, një gjyqtar mbështeti një vendim të mëparshëm që e bëri një kompani financiare si bashkë-mbrojtëse të këngëtares. Gjykatësi refuzoi kërkesën e Jamie Spears për të mbajtur nivelin e tij të mëparshëm të pushtetit mbi investimet e vajzës. Vendimi do të thotë që ai dhe komapnia private Bessemer Trust, tani do të kenë fuqi të barabartë për të menaxhuar financat e saj.

Si rezultat, ai tani pritet të punojë me kompaninë për të krijuar një buxhet dhe propozim investimi për pasurinë e këngëtares. Marrëveshja është një rregullim ligjor që u vendos për shkak të shqetësimeve në lidhje me shëndetin e saj mendor.

Kompania u vendos në nëntor, por gjykata në atë kohë hodhi poshtë përpjekjen e yllit për të hequr plotësisht babanë e saj.

Jamie Spears kishte kundërshtuar përfshirjen e Bessemer, duke argumentuar se kjo zvogëloi fuqinë që ai ka mbajtur për vite me radhë. Gjykatësi Perry hodhi poshtë kundërshtimin e tij të enjten. Një seancë tjetër është caktuar për 17 mars. Avokati i Britney Spears, Samuel D Ingham III, më parë ka thënë se këngëtarja ka "frikë" nga babai i saj dhe nuk dëshiron që ai të kontrollojë financat dhe karrierën e saj.

Të enjten, Ingham përsëriti dëshirën e yllit të pop-it, duke shtuar se nuk ishte "sekret" ajo nuk donte që babai i saj të ishte më i përfshirë, por pranoi se heqja e tij krejtësisht do të ishte një "çështje e veçantë".

Interesi për çështjen është shtuar pas publikimit të një dokumentari që përqendrohet në konfliktin mbi kujdestarinë e këngëtares.

Burimi: BBC

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy