Reporterë pa kufij/ Ekonomi: S’pasqyron realitetin, gazetarët të painformuar (VIDEO)

Reporterë pa kufij/ Ekonomi: S’pasqyron realitetin, gazetarët të painformuar (VIDEO)

Partia Socialiste ndahet nga në qëndrime me partinë demokratike edhe kur lexojnë raportin e reporterëve pa kufij për lirinë e medias. Ndryshe nga Albana Vokshi, deputetja e PS-së, njëkohësisht edhe nënkryetare e Komisionit të Medias, Milva Ekonomi, thotë se raporti nuk pasqyron realitetin e medias në Shqipëri.

Shqipëria nga viti i kaluar, ka rënë disa pikë, por në fakt në harkun kohor të pesë viteve, Shqipëria është rritur shumë, dhe në fakt raporti, prandaj them që vihet në një kontest që del, sepse ky raport për lirinë e mediave, ku të dhënat janë numerike dhe cilësore dhe gërshetohen bashkë, kanë nevojë të kuptohen në një hark kohor pak më të gjatë, sesa vetëm viti, që kështu po ta shikojmë në harkun kohor të pesë viteve, Shqipëria ka përmirësuar lirinë e saj”, thotë Ekonomi.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament ditën e enjte deklaroi se shumë shpejt në seancën plenare do të sillet ligji anti shpifje që sipas tij do të bëjë rregullimin e portaleve. Ndërkohë, nënkryetarja e komisionit përgjegjës, Milva Ekonomi, u shpreh se deri tani nuk ka asnjë draft në komision për t'u diskutuar.

Unë nuk di të të them se në çfarë faze është ligji antishpifje, sepse në Parlament nuk është depozituar asnjë gjë e këtij lloji, di që grupe pune tek Autoriteti i Mediave Audiovizive apo tek Agjencia Telegrafike, apo tek AKEP, janë duke diskutuar për mundësinë e ligjit antishpifje, por është një gjë në proces, në Kuvend nuk ka akoma një depozitim të këtij projekti”, u shpreh ajo.

Ekonomi akuzoi portalet dhe gazetarët se shpesh herë nuk raportojnë lajmet e vërteta që u interesojnë qytetarëve, dhe se nuk janë të informuar. Ndërkohë Ekonomi nuk dha tregoi asnjë studim se cili është interesi i qytetarëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy