
Refugjatët e zhvendosur nga Ukraina po grumbullohen ditët e fundit në kufijtë me Poloninë, Sllovakinë, Hungarinë, Rumaninë dhe Moldavinë, ndërkohë që jemi në ditët e para të asaj që mund të kthehet në një emergjencë masive për refugjatët.
Vlerësohet se 5 milionë ukrainas, nga një popullsi prej 44 milionë banorësh, do të largohen nga vendi kryesisht për në kombet ku ndodhen tashmë të afërmit e tyre, dhe në këtë skenar, Italia përfaqëson vendin evropian me komunitetin më të madh ukrainas.
Një shqiptar nga Vlora, Amarildo Rodi, i cili prej vitesh jeton në Romë është pjesë e mbrojtjes civile italiane.
Kjo e fundit është e gatshme që të jetë pjesë e trupave qe do nisen drejt Ukrainës për të ndihmuar popullin vendas. Shqiptari tregon ndihmat që po jepen për refugjatët në këto ditë të vështira për ta. 9 kampe janë ngritur në fshatin kufitar Medyka në Poloninë juglindore. Refugjatëve do t’u sigurohet ushqim, kujdes shëndetësor, një vend për të pushuar dhe për të kërkuar informacion.
Amarildo Rodi bën me dije se aktualisht refugjatët po merren nga kufiri me Poloninë drejt kampeve në Slloveni që të gjejnë të afërmit, sepse nga emergjenca ata janë shpërndarë në drejtim të ndryshme. Synimi i intenerarit bëhen për të shpëtuar sa më shumë jetë. Një faktor negativ është i ftohti, pasi refugjatët po qëndrojnë në çadra.



