Rikthehet i ftohti siberian  në Shqipëri, nisin reshjet e dendura të dëborës

Rikthehet i ftohti siberian në Shqipëri, nisin reshjet e dendura të dëborës

Kur të gjithë menduan se i ftohti Siberian u largua pas asaj jave të acart, duket se nuk është e vërtet,  pasi temperaturat e ulëta nën zero dhe reshjet e borës, janë regjistruar sërish mbrëmjen e sotme në zonat e thella malore duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Sipas asaj që bën të ditur zyra e Emergjencave Civile, në qytetin e Tropojës, në aksin nacional Bajram Curri-Valbonë deri në Dragobi qarkullohet pa zinxhirë, Dragobi-Valbonë qarkullohet me zinxhirë. Trashësia e dëborës e rënë sot është 30 cm.

Ndërsa, në Vlorë, aksi rrugor i Llogorasë është i bllokuar nga reshjet e dëborës nga të dyja anët hyrëse, nga Dukati dhe Palasa. Reshjet e dëborës janë në rënie me intensitet të lartë dhe për shkak të tyre mjetet nuk mund të qarkullojnë as me zinxhirë. Këshillohet që të shmanget ky aks rrugor deri të hapjen e rrugës nga borëpastrueset, me qëllim që mjetet të mos mbeten të bllokuara.

Në Kukës dhe Has të gjitha akset nacionale qarkullohen pa zinxhirë, përjashtuar aksin rrugor Ura e Zapodit-Shishtavec me zinxhirë.

Aksi Bajram Curri-Kam-Qafa e Luzhës me zinxhirë. Trashësia e dëborës e rënë sot është 25 cm, ndërkohë qe reshjet me intensitet të ulët vijojnë. Aktualisht është furnizuar i gjithë Qarku me energji elektrike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy