Aksident në Lushnje, motori përplas të moshuarën

Aksident në Lushnje, motori përplas të moshuarën

Aksident me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar në fshatin Kurjan të Lushnjes.

Burime policore bëjnë me dije se shtetasi E. S., 42 vjeç, banues në fshatin Kurjan, me një motomjet pa targa, të cilin e drejtonte pa leje, ka përplasur një këmbësore, Sh. I., 79 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes e moshuara ka marrë dëmtime në trup dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore në kujdesin e mjekëve.

Lidhur me ngjarjen, policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të motomjetit, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy