Harta e re gjyqësore, Gupi: Do ndjekim procedurat administrative, po përgatiten provat

Harta e re gjyqësore, Gupi: Do ndjekim procedurat administrative, po përgatiten provat

Avokati Marsid Gupi tha në studion e lajmeve në MCN Tv se vendimi i Dhomës së Avokatisë për juristët që thyen bojkotin ishte i pritshëm dhe  shtoi se këta jurist do i nënshtrohen procedurave administrative.

Këtë vendimarrje e prisja pasi Haxhia edhe në daljet publike edhe në njoftimet zyrtare është shprehur se për shkak se qeveria dhe aktorë të tjerë nuk e morën parasysh pretendimin e Dhomës së Avokatisë si kundërpërgjigje do të ishte bojkotimi i gjyqeve.

U tha se nëse avokatët e thyejnë këtë vendim do të ketë penalitete administrative, si heqja e licensës. Këta avokatë do i nënshtohen procedurës administrative. Këto vendime edhe mund të ankimohen. Kjo që ka ndodhur pritej. Nuk është se nuk pritej.

Nuk ka lidhje rëndësia jetike sesa interesi publik. Dhoma avokatisë e bën për interesin publik këtë bojkot.

Gupi tha më tej se nuk mund të rritet eficensa e sitemit duke zvogëluar strukturën dhe se Dhoma e Avokatisë ka marrë si bazë vendimin e Gjykatës së Strasburgut ku qytetarët nuk duhet ta kenë më shumë se 1 orë larg Gjykatës.

Objeksioni ka qenë ky, si ka mundësi që me strukturën aktuale ti nuk ke sistem eficent. Si mund të pretendosh që të përmirësosh eficensën duke zvogëluar strukturën. Dhoma e Avokatisë ka marrë si bazë vendimin e Gjykatës së Strasburgut ku Gjykata s’duhet të jetë më shumë se 1 orë larg me rrugë automobilistike. Kemi një humbje të drejtës së aksesit.

Gupi tha se nëse qeveria nuk e merr parasysh bojkotin do të ndiqen hapat proceduriale.

Do ndiqet procedurë administrative, po përgatiten provat. Nëse qeveria s'do e marrë parasysh do nisen hapat proceduriale me kundërshtimin e këtij akti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy