Gara me X6, vdes në Zvicër “Lady D” e Rusisë (FOTO)

Gara me X6, vdes në Zvicër “Lady D” e Rusisë (FOTO)

E re, e bukur dhe e pasur. E ashtuquajtura Lady D e Rusisë ka mbetur e vdekur në një aksident në Zvicër.

Mbesa e një manjati të madh të naftës, Platon Lebedev, vdiq në moshën 19 vjeçe në aksident. Makina e saj tip BMV X6 doli nga ura dhe ra në liqen në Lugano.

Makina drejtohej nga një shok i saj, 23 vjeçari Azer Iagubov, i cili mbeti i vdekur gjithashtu.

Sipas të dhënave të para, dyë të rinjtë po bënin garë me një makinë tjetër.

Diana ishte shumë e njohur në vendin e vet për shkak të numrit të madh të ndjekësve në rrjetet sociale.

Pjesë e shoqërisë së lartë ruse, por edhe ikonë e stilit, ajo ndau me princeshën e Uellsit, jo vetëm emrin, por edhe fatin tragjik.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy