Vrasja e 72-vjeçarit në Memaliaj/ Autori e qëlloi me sëpatë pas sherrit për një gardh, shpallet në kërkim

Vrasja e 72-vjeçarit në Memaliaj/ Autori e qëlloi me sëpatë pas sherrit për një gardh, shpallet në kërkim

Arrestohen babë e bir bashkëpunëtorë në vrasjen e 72-vjeçarit Faik Hajdini, ndërsa shpallet në kërkim autori i vrasjes së tij Berti Kanushi.

Policia e Gjirokastrës ka zbuluar dhe vërtetuar me prova materiale krimin e ndodhur 48 orë më parë në fshatin Zhapokike 2 në Memaliaj.

Berti Kanushi dyshohet se ka kryer vrasjen e 72 vjeçarit për një gardh ne territorin qe kufizonin banesat e tyre. Konfliktet nisën verbale dhe kulmuan me vrasjen e 72 vjeçarit me sëpatë.

Pas vrasjes Berti Kanushi ka kërkuar ndihmën e Skënder e Bledar Hajdinit (babë e bir) për ta hedhur trupin në humnerë dhe fshehur vrasjen. Kjo i ka shndërruar ata bashkëpunëtor në krim.

Policia e Gjirokastrës përmes metodave speciale ka arritur të zbulojë të gjithë dinamiken dhe autorësinë e krimit.

Me të rënë në gjurmët e autorëve, Berti Kanushi është larguar nga vendi i krimit në drejtim të paditur ndaj është shpallur në kerkim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy