
Është rrëzuar në KQZ kërkesa e avokat Altin Goxhajt, Redon Meksit dhe Ili Gërdupit e cila ishte kundër vendimit të Celibashit për heqjen e numrave identifikues nga emrat e kandidatëve të listave të hapura duke bërë praktikisht nul votën tek Listat e Hapura
Avokati Redon Meksi në studion e MCN Live tha se në seancë sot nuk kishte asnjë përfaqësues të partive të tjera.
Kërkesa u rrëzua në KAS, do e çoj në Kolegj Zgjedhore. Nuk kishte asnjë përfaqësues të partive të tjera. Isha unë, Goxhaj, Gërdupi, asnjë nga partitë e tjera ishte aty.



