Kupa e Shqipërisë/ Hajdini: Paraqitja e Partizanit ndaj Kukësit kulmoi me disfatën e turpshme, u hodh në erë një sezon i tërë (VIDEO)

Kupa e Shqipërisë/ Hajdini: Paraqitja e Partizanit ndaj Kukësit kulmoi me disfatën e turpshme, u hodh në erë një sezon i tërë (VIDEO)

Kukësi ka bërë surprizën e madhe dje duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës, teksa eliminoi Partizanin pas penalltive, duke bërë që të kuqtë të largohen nga Kupa teksa Kukësi të shkojë në gjysmëfinale.

Gazetari i sportit Edi Hajdini, vlerësoi në MCN live, paraqitja e Partizanit ndaj Kukësit, kulmoi me disfatën e turpshme, duke hedhur në erë një sezon të tërë të cilën premtonte se do ta fitonte Kupën e Shqipërisë.

Ndodhi ajo që milionat e shpenzuar nga Presidenti Demi për të ndërtuar një skuadër që do të dominonte jo vetëm në kampionat por edhe në kompeticione të tjera mes tyre, Kupa, ranë poshtë dhe u zhbënë, nga një skuadër si Kukësi, një skuadër më krizë totale e kampionat, pas shumë ndeshjeve radhazi me humbje, arrin të bëj surprizën duke marrë kualifikimin në mes të Tiranës, në një ndeshje që fati nuk u vendos vetëm gjatë ndeshjes së djeshme.

Kam parasysh që Partizani vjen nga një ecuri e paralajmëruar si zhgënjim pasi në 10 ndeshjet e fundit ka fituar vetëm 4 ndeshje. Mund të them se paraqitjet e Partizanit, deri më tani kulmuan me humbjen dhe me këtë disfatë që hedh në erë një sezone të tërë të Partizanit dhe të drejtuesve.

Për gazetarin Hajdini, përgjegjësia e humbjes është e të gjithëve, karshi një skuadre të dobët siç është Kukësi.

Të gjithë janë përgjegjës, lojtarët në fushë, edhe tifozi më fanatik i Kukësit nuk do ta besonte që dje Kukësi do të kualifikohej.

Jo vetëm sepse Partizani kishte fituar ndeshjen e parë në Kukës, por Partizani është një skuadër që e kishte me detyrim për ta fituar Kupën dhe drejtuesit ishin shprehur shumë herë se do të shkojnë deri në fund e do ta fitojnë.

Nuk arriti ta fitoje, u eliminua në mënyre të turpshme, kishin skuadër më të dobët si Kukësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy