
Rusët kanë rreth 1 trilion dollarë ose rreth 760 miliardë paund të fshehura në mbarë botën, ndërkohë që po punohet për gjetjen e tyre.
Rreth ¼ e kësaj shume kontrollohet nga Presidenti rus Vladimir Putin dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt të pasur, të njohur si “oligarkë”, vlerësohet nga grupi i ekspertëve amerikanë në raportin e vitit 2020.
Për dekada me radhë, oligarkët rusë kanë lëvizur miliarda dollarë jashtë vendit, duke i vendosur ato në kompani fantazmë për ta bërë të pamundur gjurmimin.
Historikisht, shumë nga këto para kanë shkuar në Qipro, kjo edhe prej taksave të favorshme.
Territoret britanike jashtë shtetit si Ishujt e Virgjër Britanikë dhe Ishujt Kajman janë gjithashtu destinacionet e preferuara, shkruan BBC.
Disa nga këto para e gjejnë më tej rrugën drejt kryeqyteteve financiare, si New Jorku dhe Londra, ku mund të investohen dhe të korrin fitime
Pas agresionit ndaj Ukrainës, disa shtete kanë njoftuar një sërë masash për të gjurmuar “paratë e pista” ruse.



