Nga Antoneta Koçi
Ardita Mullai ka organizuar eventin në të cilin u prezantuan veshjet e koleksionit të fundit të stilistes shqiptare Hilda Maha. Marka e saj është prezantuar në revista prestigjoze ndërkombëtare si edhe është përzgjedhur nga shumë personalitete në tapetin e kuq por jo vetëm. Gjatë eventit prezente ishin edhe kamerat e TemA TV.
Për mikrofonin tonë Ardita Mullai dhe fotografja Eni Derhemi kanë treguar më shumë rreth koleksionit, setit të fotove dhe detajeve të tjera. Pjesë e rëndësishme e mbrëmjes kanë qenë edhe të ftuarit të cilët na kanë dhënë përshtypjet e tyre për veshjet e markës Hilda Maha.



