
Presidenti ukrainas ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. Ata diskutuan rreth ndihmës së BE-së për krizën që ka përfshirë Ukrainën, sipas një mesazhi të postuar në Twitter nga presidenti.
“Ukraina ka njerrë armët dhe po lufton me armikun, duke mbrojtur lirinë e saj dhe të ardhmen europiane. Gjatë një bisedë telefonike me Von der Leyen, ne disktuam për ndihmën efektive për vendin tonë. Unë besoj se BE ka zgjedhur gjithashtu Ukrainën”, tha presidenti.
Ukraine is fighting the invader with weapons in hands, defending its freedom and European future. Discussed with @vonderleyen effective assistance to our country from in this heroic struggle. I believe that the #EU also chooses Ukraine.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 26, 2022
Nga ana tjetër, ushtria ukrainase tha se kishte zmbrapsur një sulm përgjatë një prej rrugëve kryesore në perëndim, herët këtë mëngjes. Dhe thotë se është arritur të parandalojë një përpjekje ruse për të ulur trupat ajrore në një aeroport në jug të Kievit, madje duke thënë se një aeroplan i madh që transportonte trupa ishte rrëzuar.
Diku tjetër, trupat dhe forca të blinduara ruse vazhdojnë përparimin e tyre të ngadaltë përgjatë një numri rrugësh. Qytetet e Ukrainës duken të gjitha në duart e qeverisë, por dje, një zbarkim amfib rus, në perëndim të qytetit port të Mariupol, sugjeroi se Moska është e vendosur të lidhë Krimenë e aneksuar nga Rusia me territorin e mbajtur nga separatistët pro-rusë në lindje.



