Pentagoni e pranon: Po hetojmë për UFO-t

Pentagoni e pranon: Po hetojmë për UFO-t

Pentagoni më në fund ka pranuar se po heton mbi UFO-t (objekte fluturuese të paidentifikuara). Një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes ka folur për një iniciativë qeveritare të quajtur Programi i Identifikimit të Avancuar të Kërcënimeve Hapësinore (AATIP), në kuadër të të cilit  janë kryer "kërkime dhe hetime mbi fenomenet e panjohura ajrore".

Deri tani, Pentagoni gjithmonë ka thënë se e kishte mbyllur programin AATIP në vitin 2012, por zëdhënësi Christopher Sherwood pranoi se departamenti po heton ende mbi supozimet për anije kozmike aliene.

"Mbrojtja ka të bëjë me identifikimin e të gjitha mjetet fluturuese në fushën tonë të veprimit, si dhe identifikimin e çdo pranie të huaj që mund të përbëjë një kërcënim për atdheun. Do të vazhdojmë të hetojmë përmes procedurave normale çdo sinjalizim për mjete fluturuese të paidentifikuara të zbuluara nga aviacioni ushtarak amerikan, në mënyrë që të garantojmë mbrojtjen e atdheut nga çdo faktor surprizë që mund të përdorin kundërshtarët tanë", tha Sherwood.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy