Gazetarja Oliverda Allmuça bën me dije në një raportim për edicionin e lajmeve në MCN TV se pr.ligji i ri për turizmin parashikon gjoba për ata që zotërojnë njësi akomoduese të pa licencuara në Tatime.
Këtu përfshihen shtëpitë tradicionale, bujtinat, fermat, apartamentet.
Sipas qeverisë qëllimi është formalizimi, por ka kritika se pr.ligji do favorizojë hotelet e mëdha duke sjellë mbylljen e shumë bizneseve të vogla.
Në dy orët e fundit në komisionin e ligjeve po shqyrtohet pr.ligji, lidhur me ndryshimet që do bëhen për ligjin e turizmit. Ka lindur nevoja për një pr.ligj të ri për mënyrën si do bëhet sistemimi i njësive akomoduese. Synimi kryesor i këtij ligji është largimi i informalitetit të njësive akomoduese, përfshihen shtëpitë tradicionale, bujtinat, fermat, apartamentet. Të gjitha këto duhet të licencohen në sistemin e Tatimeve. Do ketë gjoba të konsiderueshme nga 20 mijë lekë deri në 400 mijë lekë për ata që nuk deklarojnë që kanë një pronë dhe nuk përcaktojnë kategorinë e saj. Një tjetër pikë që ndryshon është si do bëhet komunikimi mes turistëve dhe njësive akomoduese. Do ketë struktura të ngritura qëllimisht për informimin, edhe në bujtina dhe në ferma. Do funksionoj si një ciceron modern. Deputeti Alibeaj tha se ekziston rreziku që një pr.ligj i tij që do forcojë masat, rrezikon të kthehet në pikë favorizuese për ata që kanë hotele të mëdha. Sipas tij kjo do sjellë mbylljen e shumë bizneseve të vogla dhe informale”.



