Kultivonte kanabis, arrestohet 57-vjeçari në Mallakastër

Kultivonte kanabis, arrestohet 57-vjeçari në Mallakastër

Një 57-vjeçar nga Mallakastra është arrestuar pasi iu gjetën të kultivuara bimë e dyshuar lëndë narkotike kanabis.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se në banesën e 57-vjeçarit të identifikuar me inicialet M.B janë gjetur të kultivuara bimë cannabis sativa. Ndërkohë gjatë kontrollit u gjetën gjithashtu doza me lënë të dyshuar kanabis.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 57 vjeç, banues në Kash, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit përreth banesës së tij, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy