Basha me demokratët e qarkut të Korçës: Zgjedhjet e 13 qershorit dhe kandidatët janë dëshmi e hapjes (VIDEO)

Basha me demokratët e qarkut të Korçës: Zgjedhjet e 13 qershorit dhe kandidatët janë dëshmi e hapjes (VIDEO)

Kryetari në detyrë i PD Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me demokratët në qytetin e Korçës.

Basha në fjalën e tij ka komentuar dhe zgjedhjet brenda partisë me 13 qershor, ku ka theksuar se gara dëshmon se PD-ja është garancia për ta çuar deri në fund aspiratën e qytetarëve.

Basha u shpreh se demokratët gjithmonë e kanë mirëpritur hapjen, provat janë edhe në këtë garë, ku shumë prej kandidatëve janë produkt i hapjes.

“Parakushti për fitoren e kësaj beteje. Parakushti për kthimin e demokracisë me të cilën këto zgjedhje s’kishin asnjë lidhje, mbetet pra, vazhdimi i kësaj qëndrese, vazhdimi i këtij bashkimi krah më krah me njëri-tjetrin. Ky është për mua dhe objektivi numër një i kësaj gare të brendshme e cila diktohet nga rregullat statusore. Kjo është kërkesa ime e parë që nga kjo garë të dalim po kaq të bashkuar, në fakt edhe më të bashkuar sesa hymë sepse përgjegjësia historike me të cila na kanë ngarkuar shqiptarët, fatet e vendit, fatet e këtij qyteti, të këtij qarku shkojnë përtej interesave dhe fateve të çdo individi. Këto zgjedhje apo kjo garë brenda partisë, është një moment padiskutim i mirëpritur dhe që i fakton mbarë opinionit publik të kundërtën e asaj që thuhet që ne jemi një parti e hapur e bazuar në vlera, që ne jemi një parti e garës, jemi pra një parti e qytetarisë, një parti europiane. Dhe padiskutim ajo që kjo garë dëshmon, është demokratët gjithmonë e kanë mirëpritur hapjen, provat janë edhe në këtë garë, ku shumë prej kandidatëve janë produkt i hapjes. Dhe hapi i parë në vazhdimin e kësaj beteje është 13 qershori, ku pjesëmarrja dhe prania në një proces demokratik të brendshëm do t’i tregoje jo thjesht demokratëve, jo thjesht anëtarëve të familjes tonë politike, simpatizantëve, ndjekësve, votuesve tanë, por gjithë Shqipërisë se ne jemi dhe mbetemi garancia për ta çuar betejën dhe aspiratën e tyre për ndryshim deri në fund“, u shpreh Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy