
Operatori turistik Blerim Norja në një intervistë për MCN Live ka folur për sezonin turistik në Durrës dhe fluksin e turistëve për këtë sezon.
Ai tha se këtë vit sezoni ka nisur dhe më herët për shkak të temperaturave të ngrohta që ka shoqëruar vendin tonë, ndërsa theksoi se krahasuar me një vit më parë kemi një rënie me 80% të turistëve nga Kosova, por që janë zëvendësuar në njëfarë mënyre me turistë të huaj.

Këtë vit Durrësi ka filluar mbarë sa i përket sezonit turistik i cili ka nisur nga fundi i muajit mars me rezervimet e para dhe turistët e parë kanë ardhur nga kompani shumë të mëdha në Gjermani dhe Norvegji.
Kjo ka bërë që Durrësi të jetë shumë i frekuentuar këtë fillim pranvere dhe ka bërë një shtrirje të zgjatjes së sezonit, kjo është pozitive si për Durrësin ashtu dhe për zgjidhjen e problematikës së fuqisë punëtorë pasi me shtrirjen e sezonit në kohë puna nuk do jetë më sezonale.
Qëkur janë hapur vizat për Kosovën ata kanë preferuar të vizitojnë Evropën prandaj ka pasur një rënie me 80% të qytetarëve nga Kosova krahasuar me , por janë zëvendësuar me turistë të huaj të cilët kanë rikuperuar turistët nga Kosova.
Kemi nisur me aktivitete dhe në fundjavë duke qenë se koha ka qenë e mirë dhe e ngrohtë, mbrëmjet në hotele kanë nisur organizimet me muzikë shqiptare dhe këngëtarë, kanë nisur të jenë të tërhequr nga këto mbrëmje ku zakonisht shkojnë nga 500 në 1 mijë persona. Qytetarët e Kosovës janë ata që vizitojnë më shumë fundjavën për ta kaluar ndryshe.



