Pasaportat e reja britanike, tashmë pa fjalën “Bashkim Evropian”

Pasaportat e reja britanike, tashmë pa fjalën “Bashkim Evropian”

Një ditë pasi Britania planifikoi të linte Bashkimin Evropian, tashmë pasaportat e reja po lëshohen pa fjalën “Bashkim Evropian” në kopertinë.

Pavaresisht vonesës për marrëveshjen e daljes nga BE-ja, Pasaportat e reja u shfaqën nga 30 marsi, ,  por shumë shtetas britanikë mund të vijojnë të marrin versionin e vjetër të pasaportave deri kur të mbarojë gjendja e tyre. Pasaportat ngjyrë blu të errët pritet të lëshohen nga fundi i vitit.

Sussan Hinde Barone e cila mori pasaportën e re, i tha Associated Press se dizajni i pasaportës  nuk duhet të ndryshojë derisa Britania është ende pjesë e BE-së.

Ndryshimi i dizajnit të pasaportave britanike ka ardhur pas pritjeve se largimi nga BE-ja do të ndodhë sic ishte planifikuar.

Një zyrtare e Ministrisë së Brendshme, deklaroi se pasaportat me mbishkrimin “Bashkimi Evropian” do të vazhdojnë të lëshohen edhe për një periudhe të shkurtër.

Ndërkohë Kryeministrja britanike, Teresa May i ka kërkuar Bashkimit Evropian shtyrje të datës për Brexit deri më 30 qershor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy