Kreu i lëvizjes Shqipëria bëhet Adriatik Lapaj, prej më se 48 orësh ndodhet në protestë para Kryeministrisë dhe thotë se janë rreth 30 të rinj që e shoqërojnë gjatë gjithë kohës në nismën e tij.
Në një lidhje direkte për emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se njerëzit duhet të dalin për veten e tyre dhe jo për të.
Sipas tij, qytetarët nuk kanë nevojë të ikin nga ky vend, por duhet të dalin masivisht në protestë.
Do të jetë një maratonë pa ndalim, por çdo ditë në orën 17.00 do të lëmë një orar për ata që munden të vijnë. Më “dekoruan” duke më proceduar penalisht se kisha zaptuar gjithë rrugët e Tiranës me dy çadra të vogla, më kanë proceduar penalisht ato segmente të zeza të policisë së shtetit që nuk guxojnë të bëjnë drejtorin e OSHEE-së në Durrës, pasi u fikën dritat në sallën e operimit.
Nuk ka asnjë kallëzim penal për zyrtarët e lartë. Më kallëzojnë mua pse kam guxim të dalë dhe flas kundër hajdutit Edi Rama. Më akuzojnë se kam penguar qarkullimin e mjeteve në rrugët e Tiranës, ndërkohë që ne çadrat do ti vendosnim në Tiranë. Do shohësh një rrugëtim që nuk është parë më parë, por qëndrueshmëria, rezistenca dhe kohëzgjatja e saj do surprizojë.
Kam dalë pa logo, nuk pres empati. Njerëzit secili duhet të dalin për veten e vetë, jo për mua. Ka nevojë për ndryshim. Ka dy dalje, del Edi Rama nga zyra nëse qytetarët dalin në shesh dhe ta detyrojnë të dalë dorëheqjen dhe mundësia e dytë për të dalë, është kur mua të më lënë limitet biologjike. Po përpiqem të bëj detyrën qytetare. Qytetarët e këtij qyteti nuk kanë neviojë të ikin nga ky vend, por duhet të dalin masivisht. Nuk duhet të ikin nga sheshi pa e detyruar këtë hajdut të ikë.



