Aksidentet e fundit/ Luzi: Ka hyrje të pakontrolluara në rrugë

Aksidentet e fundit/ Luzi: Ka hyrje të pakontrolluara në rrugë

Eksperti rrugor Arben Luzi, komenton tre aksidentet e ndodhura në orët e para të mëngjesit të sotëm, me pasojë tre të vdekur.

Për studion e lajmeve të MCN Tv, ai tha se po të analizohen të tre aksidentet do të shihet se ai i ndodhur në Fier është shënuar në një rrugë shërbimi, në pjesën e fushës, me një mjet traktor me goma i cili është përmbysur, duke çuar në fatkeqësi.

Rasti i Kurbinit dhe Rrugës së Kombit, janë humbje e kontrollit, për shkelje të rregullave nga drejtuesit e mjeteve. Nëse do të shikonim taksinë se si është përplasur, do të shohim se ndodhet në një shesh.

Rruga është e quajtur autostradë ka shumë probleme, është rrugë pa zot, e bërë me tenderat e shtetit, po tani nuk dihet se kush e ka këtë rrugë. Sinjalistika e kësaj rruge është për autostradë, me tabela jeshile.

Aty po të pezullohet leja e drejtimit për ecje me shpejtësi, aty shpejtësia e lejuar është 100 km, kur për autostradat në kodin rrugor e kemi 110 km. Pse ndodh ky fenomen? Se kështu ka thënë ARRSH!

Drejtuesi i mjetit ka dalë nga karrexhata dhe është përplasur me trafikndarësen metalike. Kur e gjithë rruga duhet me trafikndarëse metalike. Nuk ka një pronar ta mirëmbajë, të hapi kanale.

Sa bukur u bë rruga interurbane kryesore nga sheshi Shqiponja për në Durrës. Dhe aty është autostradë duhet të ketë korsi shpejtësie, korsi ndalimi.

Këto sjellin pasoja të rënda dhe e bëjnë këtë segment rrugor njollë të zezë. Aty kemi shumë aksidente fatale. Vijnë makina në drejtim të sensit të kundërt në atë rrugë, të vjen mjeti përballë, se ka hyrje dhe dalje të pakontrolluara në rrugë, kjo sjell dhe këto anomali.

Ajo është një rrugë e pasigurtë, shumë shpejtë duhet ndërhyrë në atë rrugë dhe është një nga faktorët e aksidentit, lë shumë për të dëshiruar.

I pyetur lidhur me mënyrën se si ndikon qarkullimi në numrin e aksidenteve, deklaroi se shumica e rrugëve në Tiranë me korsi të koordinuar për biçikleta.

Po të bëjmë test në rrugët e dedikuara për biçikleta, shumica nuk kalojnë nga bashkia, dhe ndaj tyre nuk merren masa. Janë të paprekshëm nga shkeljet, kalojnë vend e pavend, kapërcejnë dhe karrexhatën me biçikletë, këta veprojnë si drejtues mjeti, duhet ndarë drejtuesi i mjetit biçikletë, nga mjeti.

Në çdo vend ku ka vija të bardha për kalimin këmbësor, në krahë të tyre është vija e kuqe e biçikletës. Ata duhet të zbresin dhe kalojnë si këmbësor. Kemi dhe problemin e motoçikletave, sidomos ato të picave, shohim në pasqyrë kur jemi në mjet. Njollat e errëta policia rrugore i ka të përcaktuara, në këto pika duhen ngritur dhe shërbime.

Në Rrugën e Kombit është 24 orë dhe pa ndërprerje, nga Fushë Miloti deri në Thumanë kontrollohet nga policia e Lezhës. Mendoj se duhen monitoruar nga shërbime më të specializuara se sa Drejtoria Vendore e Qarkut Lezhë. Edhe kjo edhe rruga Rrëshen-Milot është rrugë interurbane dytësore, është njollë e errët.

Kanë ndodhur aksidente shumë fatale, deri në katër humbje jetë. Kemi rrugën nga Peqini deri në Librazhd, Qafë Thanë, është rrugë vërtetë problematike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy