Lela: Pushteti kërkon të marrë me çdo mjet bastionet tona. Mjeruese akuzat e atij që doli nga sqetulla e Berishës! (VIDEO)

Lela: Pushteti kërkon të marrë me çdo mjet bastionet tona. Mjeruese akuzat e atij që doli nga sqetulla e Berishës! (VIDEO)

Drejtori i komunikimit të PD-së së Rithemelimit Alfred Lela foli në edicionin e lajmeve në MCN TV për një përpjekje malinje të pushtetit për të marrë me çdo mjet bastionet e të djathtës. Lela tha se për zgjedhjet e 14 majit s’do ketë struktura për mbrojtje vote, por një uebsajt dhe një databazë që do të shërbejë si libër i zi për të gjitha manipulimet dhe shtrembërimet dhe do t’i shkojë OSBE/ODIHR. Lela i konsideroi si mjerim akuzat e Alibeajt për lidhje Berisha-Veliaj, duke u shprehur se Enkelejdi është një politikan i dalë nga “sqetulla” e doktorit që dikur nuk bëzante dhe tani bën të njëjtat akuza si Rama.

Lidhur me vrasjen e Ardjan Nikulajt, të ndodhur mesditën e sotme në Lezhë, Lela tha:

PD ka një histori të sajën për të treguar sa i takon dhunës. I referohem tritolit, minave, të vendosur poshtë makinës së kryetarit për Vaun e Dejës z.Bernard Ndreca. Sigurisht ngjarjet s’mund të jenë të ngjashme. Është shumë herët për të folur për incidentin e Shëngjinit, ngjarja është ende e freskët. Në rastin e z.Ndreca dimë motivimin politik, që lidhet me disa denoncime të forta të ardhura nga PD e Vaut të Dejës për korrupsionin në këtë zonë, me kryeaktor funksionarët e bashkisë dhe ministrat”.

Duke u ndalur te zonat e nxehta, Lela tha se Shkodra është një territor ku duhet treguar kujdes pasi janë përqendruar shumë mjete financiare.

Unë mendoj se zonat ku po ndodhin incidentet, janë dhe do të jenë, arsyeja s’është e freskët. Lajmet janë të freskëta, por është një përpjekje malinje e pushtetit, e nisur që në 2013 për të marrë bastionet e të djathtës, duke përdorur të gjitha mjetet. Është sikur PD të përpiqej të futej me element të fortë në zona të së majtës. Lufta politike duhet bërë me mjete politike, jo me mjete ekstra politike, siç ka ndodhur në Shëngjin, Lezhë. Shkodra është një territor ku duhet patur kujdes, sepse keni parë përqendrimin e mjeteve financiare për ta marrë Shkodrën, sepse s’e kanë marrë asnjëherë në më shumë se 30 vite”.

I pyetur mbi prezencën e Tom Doshit në këto zgjedhje, Lela tha: “Ndikimi i z.Doshi është prezent dhe është i fortë. Po qarkullonte një kartëvizitë i të ndjerit që u vra sot në Shëngjin, ku lexohej emri i tij, emrin e partisë dhe poshtë Tom Doshi. E tillë është influenca e këtij personazhi. Prezenca e tij ka rezultuar në shtrembërim të vullneteve dhe territoreve politike që kanë pasur një kahje”.

Nuk mendoj PD duhet të ketë dyshime për Lezhën dhe Shkodrën, PD i merr sipas gjasave 5 bashkitë e Shkodrës dhe 3 bashkitë e Lezhës. Besoj që përpjekjet e pushtetit për të marrë këto zona do jenë të pafrytshme. Lezha është një betejë për t’u luftuar, nuk them se është diçka e lehtë për doktor Pashk Gjonin. Për arsye që dihen, për investime në qindra vende pune të hapur për semestër, sa të mbarojnë zgjedhjet, përdorimin e resurseve shtetërore, siç u pa në Has. Të gjitha këto mjete ekstra politike përdoren në Lezhë, Shkodër, kudo në Shqipëri”, shtoi ai.

Lela tha se PD do të ketë një uebsajt për denoncimet në lidhje me zgjedhjet, dhe një databazë me të gjitha rastet e shkeljeve.

PD ka prezantuar një uebsajt transparenca.com, që është një portë e hapur, dukë ruajtur privatësinë për gjithkënd që do të denoncoj gjithçka që ka të bëjë me procesin elektoral. Gjithashtu kemi një Task Forcë që do të bëjë një databazë, apo libër të zi të zgjedhjeve me të gjitha rastet e shtrembërimeve, manipulimeve, sa i përket procesit zgjedhor. Këto do të grumbullohen dhe do t’i shkojnë OSBE/ODIHR, por edhe SPAK-ut, dhe të gjitha instancave këtu dhe jashtë, për të bërë një transparencë absolute të çdo shkelje, që të mos përsëritet 25 prilli. Janë struktura ligjore që do punojnë ditë e natë për të dokumentuar çdo gjë dhe për ta patur gati”.

Lidhur me akuzat e grupit Alibeaj se Berisha ndan paratë e ndërtimit me Veliajn, se paratë e fushatës janë të dyshimta dhe ka kandidatë të inkriminuar në lista, Lela dha këtë përgjigje:

Nuk kam ndonjë përgjigje. As nuk dua të futem. Është një mjerim i madh vetë formulimi i akuzës. Kur dalin nga personazhe që vijnë për mirë apo për keq nga ajo strehë politike, kanë dalë nga ajo sqetull politike. Pra ndihem si individ, si gazetar, ligsht, kur të dalët nga sqetulla e një politikani, në këtë rast nga sqetulla e Berishës, një vit më vonë e akuzojnë se sqetulla e tij mbante erë, ndërkohë që nuk bëzanin kur ishin nën sqetull. Ndërkohë që edhe gjuha është e njëjtë. Të njëjtat pyetje që bën Rama dhe Veliaj bëjnë edhe zotërinjtë në fjalë. Ka mungesë konseguence dhe principialiteti.

Sa i takon pritshmërive Lela mendon që opozita s’e diskuton Shkodrën, ndërsa thotë se sondazhet janë optimiste edhe për Durrësin dhe Elbasanin.

Opozita garon për 61 dhe do të donte t’i merrte të gjitha. Sigurisht s’i marrim dot të gjitha, por jemi rifutur në sistem. Konkurrojmë në 61, jo në 9 apo 11. Jemi duke zhvilluar sondazhet tona, e dimë se cilat janë bashkitë ku kemi betejë, cilat janë të humbura dhe të fituara. Ne kemi shanse shumë të mira në tre bashkitë qendrore të Shqipërisë. Shkodrën e konsiderojmë të marrë. Por ne po garojmë, edhe nga sondazhet që bëhen nga kompani dhe televizione jo dhe aq miqësore me opozitën, Elbasani dhe Durrësi janë kokë më kokë. Nëse i bëjmë një lexim jo favorizues, i bie që Cara dhe Boçi të jenë pak më lart. Edhe Tirana është një histori për t’u luftuar dhe shpresojmë nesër një histori për t’u treguar sa i takon suksesit në 14 maj”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy