Zgjohu me MCN/ Zhabina: Dhuna në familje në masa ekstreme. Në Shqipëri, mesatarisht vriten 10-12 gra në vit

Zgjohu me MCN/ Zhabina: Dhuna në familje në masa ekstreme. Në Shqipëri, mesatarisht vriten 10-12 gra në vit

Krimi në familje vazhdon të jetë ende plagë e hapur në Shqipëri.

Gazetari i kronikës Xhevair Zhabina, i ftuar në programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, solli statistika ekstreme për faktin se krimi në familje, nënkupton më shumë dhunën ndaj grave në familje.

Statistikat flasin se në Shqipëri, prej 12 vitesh janë vrarë 153 gra.

Krimi në familje është në të njëjtat nivele, kemi ndonjë rritje të vogël.

Sipas statistikave, ndoshta 12 vitet e fundit janë vrarë 153 gra, qe i bie mesatarisht në vend vriten 10-12 gra në vit.

Viti 2021 ka pasur numrin më të madh të vrasjeve ne vend.

Kryesisht është divorci, shkaku i dhunës në familje.

Krimet ndaj grave janë të dhunshme, janë makabre, ne duhet të flasim shumë më tepër ne media që të ndikojmë te njerëzit, te familjet shqiptare që të reflektojmë.

Gazetari Zhabina, solli në vëmendje dhe numrin e lartë të kërkesave të urdhërmbrojtjes të grave ndaj burrave në vend.

Sipas statistikave, ka pasur deri në 3 mijë urdhër mbrojtje.

Numri i grave që bëjnë denoncime në vit në dhunën në familje është deri te rreth 4 mijë gra që nënkupton 5% të grave.

Ky fakt e rëndit Shqipërinë në vend të dytë në Evropë, pas Rumanisë, dhe kjo tregon nivelin e lartë të këtij niveli të këtij fenomeni negativ në familjet shqiptare që është mjaft i madh.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy