Kombëtarja e futbollit, Starova: Nuk është më e mira që vendi ka pasur ndonjëherë. Broja duhet të piqet si lojtar

Kombëtarja e futbollit, Starova: Nuk është më e mira që vendi ka pasur ndonjëherë. Broja duhet të piqet si lojtar

Sulejman Starova, trajner futbolli tha në studion e emisionit “Arnautistan” të gazetarit Mustafa Nano në MCN Tv se Kombëtarja që ne kemi sot nuk është më e mira që Shqipëria ka pasur ndonjëherë.

S’jam dakord që paraqiten me dy fytyra por nuk morëm atë që kishim mundësi të merrnim. Dy fytyra jo, se kalojmë te një pjesë e opinionit që nuk është e mirë për shkak të disa shkaqeve, arsyeve. Arsyeja e parë është që ne kemi FSHF, Duka që është përgjegjësi kryesor vendimmarrësi për trajnerin dhe që ka përgjegjësi direkte, objektiv e ka maksimal për të shkuar në botëror. Ky është objektiv maksimal, sipas mes ka dhe disa objektiva të tjera. Sipas meje ne nuk jemi as më të mirë se Anglia e as më të mirë se Serbia. 

Që të zhgënjehesh se po i largohesh objektivit madhor kjo nuk është e drejtë dhe ka nevojë për diskutim. Në harku e kësaj jave, bëmë ndeshje të mirë me Serbinë, ishim afër fitores, nuk patëm shans me penalltinë, sigurisht mund të shkonte edhe ndryshe.  Ishim afër dhe njerëzit u kënaqën. Ndeshja e dytë është situatë krejt tjetër. Kur ndeshjet janë afër krijohet lodhja, krijohen mungesat. 

Nuk jam dakord që Kombëtarja që kemi sot është më e mira që kemi pasur ndonjëherë, se kanë ndryshuar situatat. E kundërshtoj ose s’jam i këtij mëndmi për faktin se nuk kam qejf të krahasoj breza, por lojtarët i krahasoj. Nuk mund të krahasoj të them Partizanin e ’50-’60 me sot, por po t’i kthehesh individit Panajot Pano nuk gjen më sot, Loro Boriçi etj. 

Panajoti ka qenë mbreti i futbollit, thonë që Refiku ka qenë më i mirë po ne këtë kemi mbret sot.

Brezi ka sjellë talente të tjera që nuk i ngjajnë epokës. 

I ndalur tek futbollisti Armando Broja, Starova tha se ai nuk është pjekur ende si lojtar. 

Broja në statistika e anglezëve është nga të rinjtë më të mirë të 30-vjeçarit të fundit sa i përket të dhënave fizike. Ai është dëmtuar vazhdimisht. Këtu ku është nuk është niveli që presim. 

Nuk është pjekur akoma si lojtar. Si është lojtar që ka aftësi të jashtëzakonshme kur është në zotërim të topit, por ka mungesa të tjera kur nuk e ka topin në zotërim dhe duhet të bëjë disa lëvizje të tjera që po nuk i bëri i hap punë lojtarëve të tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy