Shënon sërish rritje numri i rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri. Në 24 orët e fundit, sipas ISHP-së janë kryer 327 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitive për koronavirus 71 pacientë.
Po ashtu, shtohet edhe numri i viktimave. Një 62-vjeçar në gjendje të rëndë, në intubim, ka ndërruar jetë.
Shqetësues është fakti që edhe numri i pacientëve të hospitalizuar vijon të rritet. Aktualisht, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në terapi intensive janë 78 pacientë me koronavirus. Njëri prej tyre është i intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 pacientë.
Në vendin tonë janë aktualisht 784 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve për të ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, për të ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku nuk respektohet dot distanca.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të konfirmuar pozitivë, me shenja të lehta apo pa shenja, si dhe atyre që janë të dyshuar dhe janë në pritje të përgjigjes, të respektojnë karantinën dhe të qëndrojnë të vetizoluar. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Ministria këshillon shmangien e çdo lloj grumbullimi dhe vizitat në spital të familjarëve të pacientëve në spitale si edhe vizitat e të moshuarve, kur është e mundur, në qendrat shëndetësore.
COVID-19 – Statistika (21 Qershor 2020)
Testime totale 23453
Raste pozitive 1962
Raste të shëruara 1134
Raste Aktive 784
Humbje jete 44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 361
Durrës 151
Shkodër 127
Vlorë 54
Fier 37
Korçë 17
Lezhë 16
Elbasan 10
Kukës 8
Gjirokastër 2
Berat 1



