Shërohen 4 mjekë dhe dy infermierë të prekur nga COVID-19, mes tyre shefi i Urgjencës në QSUT dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koraqi, shef i laboratorit të mikrobiologjisë në këtë spital.
Lajmin e bën me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ka ndarë lajmin e mirë se dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koqari janë shëruar dhe po ashtu edhe dy infermierë e kanë mundur sëmundjen e rrezikshme.
Në total deri tani janë shëruar 36 personel shëndetësor.
Postimi i Ministres Manastirliu:
Lajme të mira për stafet mjekësore .
Më gëzon pa masë lajmi se dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koraqi e kanë mundur sëmundjen e rrezikshme dhe sot janë të shëruar nga COVID19
Katër mjekë dhe infermierë janë shëruar në 24 orët e fundit. Deri tani 36 personel mjekësor janë #shëruar nga COVID-19.
248 pacientë dhe staf mjekësor e kanë fituar betejën me Covid 19.



