Kriza e Covidit në Indi, një histori horror në përsëritje

Kriza e Covidit në Indi, një histori horror në përsëritje

Vala e tretë e Covid po përkthehet si një histori horror në Indi.

E gjithë India numëron në total tashmë 200 mijë vdekje të shkaktuara nga Covid-19, pasi regjistroi 3,293 humbje jete të tjera në 24 orët e fundit.

Delhi është goditur rëndë nga vala e radhës e koronavirusit, ndërsa qeveria lokale raportoi 381 viktima në kryeqytet të martën.

Sipas gazetarëve të cilët kanë folur për BBC, problemi mund të jetë 10 herë më keq se sa është raportuar.

Spitalet dhe laboratorët e testimeve janë tashmë në kolaps, ndërkohë që Delhi Verior po përballet edhe me mungesën e druve për djegien e trupave.

Kryebashkiaku i Delhi-t Verior Jai Prakash i kërkoi ministrit kryesor të Delhit Arvind Kejriwal, që t’i drejtohej departamentit të pyllit për furnizim të vazhdueshëm me dru.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy