Ambientalisti Qani Rredhi thotë se naftëtarët e kompanisë “Bankers” të cilët prej 14 ditësh ndodhen në grevë urie, janë të vendosur që t’i shkojnë deri në fund, edhe pse kushtet e tyre paraqitet shumë e vështirë.
Duke folur për “MCN Live”, ai ngriti shqetësim për braktisjen e naftëtarëve nga pushteti vendor dhe ai qendror.
Sipas tij, nëse bëhet një audit, do gjendet kontratë që kompania ka bërë me media të fuqishme, vetëm për të mos nxjerrë në pah problematikat.
Gjendja shumë e keqe ata janë të braktisur totalisht nga pushteti vendor dhe qendror. Ata punojnë në kushte tejet të vështira në një mjedis të ndotur.
Një specialist kinez bën të njëjtën punë si një shqiptar, por pagat janë krejtësisht të ndryshme, janë të diskriminuar. Ata janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund. I vret jashtë mase braktisja e pushteteve.
Pushtetet nuk kanë fytyrë të përballen me naftëtarët, se i kanë mjelë sa i kanë mjelë. Një përfaqësues i kompanisë shkoi dhe i provokoi në grevë. Ata janë tepër të vendosur t’i shkojnë deri në fund. Kjo kompani ka pasur gjithë kohës probleme me punonjësit.
Ndalimi i një pusi e ka koston tejet të lartë, kinezët do ikin por të gjitha kostot do jenë në kurriz të shqiptarëve. Ky komunitet ka pasur shumë probleme me përfaqësuesit e kompanisë. Iu bëj thirrje komuniteteve përreth që të bëhen palë mbështetëse me ta, se janë bijtë e tyre.
Nëse bëhet një audit, do gjendet kontratë që kompania ka bërë me media të fuqishme, vetëm për të mos nxjerrë në pah problematikat. Punëtorët nuk kanë faj, janë në të drejtën e tyre, është thjesht një grevë me karakter ekonomik. Pjesa më e madhe jeton në rrethinat e fushës naftëmbajtëse.



