Avioni drogës, prokuroria vendos kthimin në Itali

Avioni drogës, prokuroria vendos kthimin në Itali

Avioni i drogës, i cili u rrëzua në Ishëm disa kohë më parë do t’u kthehet pronarëve. Kërkesën e kanë bërë këta të fundit, duke ia drejtuar Prokurorisë shqiptare.

Sipas tyre nuk ka bazë ligjore që avioni të mbahet në Shqipëri. Ai është nën pronësi të kompanisë “Aeroclub Savona” dhe se piloti italian Guido Guidi e kishte marrë me qira.

Kur kanë kaluar më shumë se tre muaj që nga ngjarja, Prokuroria ka vendosur që t’ua plotësojë kërkesën pronarëve italianë. Avioni do të zhvendoset në muajt e vitit të ri.

Kjo për shkak se avioni është thuajse i shkatërruar dhe është e pamundur të ngrihet sërish në fluturim. Fillimisht ai do të zhvendoset, shkruan “BalkanWeb” më pas do të shihen mundësitë e transportimit drejt Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy