De Niro dhe Mariah Carey, shfaqje bamirësie në Nju-Jork

De Niro dhe Mariah Carey, shfaqje bamirësie në Nju-Jork

Teleshfaqja “Rise Up New York!” (Ngrihu Nju-Jork), organizuar nga “iHeartRadio” dhe organizata bamirëse “Robin Hood” ka bërë bashkë yje botërorë, si: Spike Lee, Mariah Carey, Robert De Niro, Bon Jovi, Billy Joel, Sting etj. Këto janë disa nga personat e famshëm, të cilët do të marrin pjesë në shfaqjen që do të mbahet më 11 maj dhe do të prezantohet nga Tina Fey, një nga yjet e komedisë stand up në “Saturday Night Live” dhe do të ndihmojë në mbledhjen e fondeve për të gjithë njujorkezët s, jeta e të cilëve është prekur nga pandemia e koronavirusit Covid-19. Shfaqja do të transmetohet si nga “New York TV” ashtu edhe nga radiot. Pjesëmarrës do të jenë edhe emra të tjerë, si: guvernatori i Nju-Jorkut Andrew Cuomo, kryebashkiaku Bill de Blasio, Barbra Streisand, Jake Gyllenhaal, Jennifer Lopez, Jimmy Fallon, Julianne Moore dhe Lin-Manuel Miranda.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy