
Dhjetra nxënës që i kanë mbijetuar sulmit të tmerrshëm në një kolegj në Krime ku pas bombës që shpërtheu një person hapi zjarr ndaj studentëve duke i lëna ata të plagosur dhe në gjendje të rëndë.
Sipas BBC, studentët të cilët i kanë mbijetuar sulmit në Krime kanë dëmtime të rënda të gjymtyrëve.
Numri i të vdekurve u rrit në 20 të enjten kur një vajzë adoleshente vdiq nga plagët e saj gjatë transportit me helikopterin e emergjencës.
Vrasësi është indentifikuar si Vladislav Roslyakov nga Rusia, e cila aneksoi Krimenë në vitin 2014.
Pesëmbëdhjetë studentë dhe pesë mësues humbën jetën në kolegjin teknik Kerç, ndërsa dhjetë të tjerë janë nën kujdesin intensiv pasi gjëndja e tyre shëndetësore vijon të mbetet e rëndë.
Sipas informacioneve, 18-vjeçari Roslyakov, qëlloi veten pas sulmit.
Kreu i mbështetur nga Rusia, Sergei Aksyonov, tha të enjten se 18 vjeçari kishte vepruar i vetëm, por duhet të ishte ndihmuar më parë. "Përgatitjet nuk mund të bëheshin vetëm nga ky person", tha ai. Numri i viktimave u rrit të enjten, kur një vajzë adoleshente humbi jetën në spital.
'Njerëzit kanë humbur gjymtyrët nga shpërthimi i madh i bombës që theu dhe xhamat në kafenë e kolegjit, përpara se vrasësi të sulmonte brenda në ndërtesë, duke qëlluar njerëzit në një distancë të afërt me një pushkë gjuetie.
Ministrja ruse e Shëndetësisë Veronika Skvortsova tha se shpërthimi kishte ardhur nga një pajisje e përgatitur në shtëpi.
"Njerëzit kanë humbur këmbë dhe duar", tha ajo. Mediat ruse flasin për 74 të plagosur.
Autoritetet në Krime kanë shpallur tri ditë zie, ndërsa po bëhen homazhe në vendin ku ndodhi sulmi i tmerrshëm.



