
Në kuadër të ditës së Rinisë, kryeministri Edi Rama ka uruar të rinjtë me një video, ndërsa thekson se 2022-i do të jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”.
“Mirëmëngjes dhe me ditën që mbetet e re çdo vit, 8 dhjetori që i dedikohet vetëm të rinjve, e me Tiranën që në 2022-in do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.
Ndërkohë edhe Presidenti Ilir Meta ka uruar ditën e Rinisë me një video në rrjetet sociale. Teksa vrapon, Meta thotë: Gëzuar 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë, lavdi rinisë studentore.



