Shënimi i fundit i Berishës për Dumanin: Mercenar i Ramës, ka hyrë në galerinë e turpit të drejtësisë shqiptare

Shënimi i fundit i Berishës për Dumanin: Mercenar i Ramës, ka hyrë në galerinë e turpit të drejtësisë shqiptare

Kreu i PD Sali Berisha e konsideroi Altin Dumanin, i cili largohet më 19 dhjetor nga drejtimi i SPAK-ut, si “mercenary të Ramës dhe  narkoqeverisë së tij. Sipas Berishës Dumani dhe Irena Gjoka kanë hyrë në galerinë e turpit të historisë së drejtësisë shqiptare.

 

“Dumani kishte marrë prokurë nga Irena Gjoka për të vazhduar avokatinë e saj.

Shënimi që i lashë:

Armikut të egër të pluralizmit politik dhe të votës së lirë të shqiptarëve, mercenarit të Edi Ramës dhe narkoqeverisë së tij, Altin Dumani, me kujtesën se për veprat e tij të rënda penale, drejtësia një ditë do thotë fjalën e saj”. Nuk është mesazhi i fundit për Altin Dumanin.

Ai, bashkë me Irena Gjokën, ka hyrë në galerinë e turpit të historisë së drejtësisë shqiptare.

Nuk është e fundit.

Ai ka hyrë në galerinë e turpit dhe të krimit.

Por siç e patë, Irena ka të tjera plot, Altinë ka të tjerë plot, me vendimin që mori Gjykata Kushtetuese, duke i marrë pushtetin plotësisht sistemit të drejtësisë, duke bërë Faktin, Apelin dhe Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë që nuk mund ta bënte kurrë.

Mos harroni se kjo gjykatë një vit më parë ka hedhur poshtë, nuk ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e 30 deputetëve të PD me pretekstin absurd që nuk legjitimohen, në një kohë kur Kushtetuta në mënyrë taksative përcakton një të pestën e deputetëve si institucion që mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy