
Numri i emigrantëve shqiptarë që kalojnë Kanalin e Lë Manshit ka shënuar një rritje eksponenciale gjatë vitit të fundit. “Sky News” i ka kushtuar një artikull kësaj çështjeje duke raportuar se Komisioni i Punëve të Brendshme bëri me dije se “një deri në dy për qind” e të gjithë meshkujve të Shqipërisë, ku vetëm këtë vit mbërritën me gomone 10 mijë burra.
Deputetëve britanikë iu tha se Home Office ka procesuar vetëm 4% të kërkesave për azil të bëra nga migrantët që kaluan Kanalin vitin e kaluar, me koston e strehimit të atyre që presin që është rritur në gati 5.6 milionë paund në ditë. Këto zhvillime vijnë mes mosmarrëveshjeve mbi emërimin e Sekretares së Brendshme Suella Braverman në kabinetin e Rishi Sunak. Deputetët në Komitetin e Punëve të Brendshme pritej të bënin një dëgjesë nga ministri i imigracionit Tom Pursglove, por paraqitja e tij u anulua. Një numër zyrtarësh u prezantuan deputetëve me "shifra të zymta" që shkaktuan reagime në sallë.
Deputetët mësuan se më shumë se 38,000 njerëz kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kanë kaluar Kanalin me mbi 900 gomone në vitin 2022, krahasuar me 28,526 vitin e kaluar. Rreth 93% e atyre të ardhurve kanë kërkuar azil, por ka 100,000 raste të bllokuara në përpunimin e kërkesave, me 96% të aplikimeve nga viti 2021 ende të pazgjidhura.
Nga 4% e plotësuar, 85% iu dha statusi i refugjatit ose një status tjetër mbrojtjeje. Dan Hobbs, drejtor i azilit, mbrojtjes dhe përforcimit, tha se aktualisht ekziston një "sfidë në përpunimin e kërkesave për azil në kohën e duhur". Por Tim Loughton, deputeti konservator për East Worthing dhe Shoreham, i cilësoi shifrat "qesharake", duke shtuar: "Një numër i madh nuk e dinë nëse do të pranohen apo jo, dhe banojnë në MB në kurriz të taksapaguesve”.
Kostoja e strehimit të azilkërkuesve është pothuajse 7 milionë paund në ditë
Gjatë seancës deputetët dëgjuan se qeveria tani po shpenzon pothuajse 7 milionë paund në ditë për strehimin e azilkërkuesve në hotele dhe kostoja mund të vazhdojë të rritet. Komitetit iu tha se 5.6 milionë paund po shpenzoheshin në ditë për hotelet për njerëzit që kanë mbërritur në Britaninë e Madhe dhe kanë paraqitur një kërkesë, me një shtesë prej 1.2 milionë paund të paguara për strehimin e refugjatëve afganë që ikën nga pushtimi i talebanëve ndërsa kërkohet strehim afatgjatë. Shqetësimet u ngritën edhe për kushtet në qendrën e përpunimit Manston në Kent.



