
Këngëtari i muzikës popullore, Aldo Hoxha në studion e “Zgjohu me MCN” ka folur për këngën e tij më të re që ka publikuar vetëm pak kohë e cila është kthyer në hit në Tik-Tok.
Ai tha se nuk e ka pritur që “Lotët e dashurisë” të pritej aq mirë, ndërsa shprehet se brenda një dite ka arritur 100 mijë klikime. Hoxha tregon se ka kryer studimet për Infermieri të përgjithshme, por që ka kuptuar se me punën e këngëtarit të ardhurat janë më të mëdha.
Nuk e prisja që kënga Lotët e dashurisë të bëhej kaq virale, mendova ok deri është këngë e bukur do dëgjohet, por jo kaq shikueshmëri, 100 mijë klikime brenda një dite, mesazhe pa fund. Jam falenderues ndaj njerëzve. Kam vënë re që është prekur çdolloj moshe nga kjo këngë, gra dhe plaka që me ato sytë e pikëlluar, popull i vuajtur. Mesazhet pa fund ku më shkruajnë na këpute shpirtin, pse na ngacmove plagën. Teksti dhe muzika është bërë nga ana ime, ndërsa orkestrimi nga dy vëllezër nga Tepelena. Shpresoj të kemi shumë shpejt dhe bashkëpunime të tjera.
I pyetur se si ka nisur karriera e Aldo Hoxhës në muzikë, ai tha se ka nisur që në vegjëli, pasi siç ai shprehet dhe nga zona nga vjen nga Tepelena ata rriten me këngën labe.
Sa dilnim nga shtëpia dhe në shkollë krijohej një grup lab polifoni dhe këndonim atje dhe në shpi aty te lokali fshatit prapë kënga labe, kështu që e kam nisur gati para 10 vitesh që jam futur në rrugën e dasmave. Jam futur pak gabimisht, pasi e kam pasur gjithmonë si kompleks dhe frikë për tu futur në disa rrugë qorre dhe gabimisht, fati e solli që të njihja një nga kompozitorët më në zë të jugut sepse ka Genci Malaj që më dha një shtysë të madhe.
Familja ime më thoshte shiko shkollën njëherë. Kam mbaruar për infermieri të përgjithshme, ata nuk ishin dakord më pasionin tim për këngën, por unë kam sakrifikuar shumë me thënë të drejtën. Ishte koha që në atë kohë kishte shumë lokale nate ku këndohej live dhe unë kam punuar shumë.
Ishte sakrifica që bëja mbarova shkollën dhe sot jam këtu ku jam. Po nuk rrezikove nuk ecën përpara, prandaj njeriu duhet të sakrifikoj për të marrë diçka nga jeta. Muzika më jep më tepër të ardhura se infermieria. Kemi marrë deri në 10 mijë euro në dasëm, por ka dhe raste kur marrim vetëm një 1 mln lekë të vjetra.



