Trafiku, bllokohet aksi Tiranë-Gjiri i Lalzit

Trafiku, bllokohet aksi Tiranë-Gjiri i Lalzit

Aksi rrugor “Tiranë-Gjiri i Lazit” është bllokuar ditën e sotme nga fluksi i madh i automjeteve. Shumë qytetarë nga kryeqyteti kanë zgjedhur ta kalojnë të dielën në plazh, por kanë mbetur të bllokuar në trafik. Policia njofton drejtuesit të kalojnë nga Ndroqi për të shmangur trafikun.

 NJOFTIMI

 Policia Rrugore njofton se aksi rrugor Tiranë – Gjiri i Lalzit e anasjelltas është i mbingarkuar. Ka fluks të madh lëvizjesh të automjeteve. Janë të lutur drejtuesit e automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë- Ndroq- Plepa- Durrës. Ndërsa në akset rrugore Lezhë- Shengjin, Shkodër – Velipojë; Fier dhe Vlorë situata e trafikut është mbi normalen e javës por nuk ka probleme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy