Aksidentet, Zhabina: Sapo përfundojnë, rrugët bëhen njolla të zeza pasi projektohen gabim

Aksidentet, Zhabina: Sapo përfundojnë, rrugët bëhen njolla të zeza pasi projektohen gabim

Gazetari Xhevahir Zhabina deklaroi në studion e emisionit “Stay Tuned” se që prej kohës kur ai nisi punën si  gazetar i kronikës së zezë çdo drejtor policie që vjen ka një ndër prioritetet e tij kryesore uljen e numrit të aksidenteve rrugore.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Zhabina tha edhe rrugët e reja të ndërtuara në dekadën e fundit janë njolla të zeza për aksidentet rrugore pasi projektohen gabim.

Sipas gazetarit vetëm një strategji e koordinuar mes institucioneve të ndryshme mund ta sjellin këtë efekt.

Në 2012 kur fillova të bëj kronikën e zezë, çdo drejtor policie që vinte një nga 4-5 prioritetet që kishte ishte ulja e numrit të aksidenteve. Dhe tani pas 12 vitesh sheh që dhe drejtori i fundit ka këtë prioritet. Aksidentet janë gjë komplekse që nuk përfshijnë vetëm policinë, përfshijnë autoritetin rrugor dhe institucione të tjera. Policia i kontrollon këto rrugë për shkak të shkeljes që mund të kryejnë qytetarët. Ti sheh dhe akset e reja të ndërtuara 10-12 vitet e fundit  dhe krijohen njolla të zeza. Sapo mbarohet janë njolla të zeza pasi projektohen gabim dhe përkthehen në këto ngjarje. Institucionet duhet të marrin masat e duhura dhe të ndërtojnë si duhet.  Kur nisen të ndërtohen rrugët të mbarojnë në afatin e kërkuar, të jenë të aksesueshme dhe të mos prodhohen aksidente.

Ana tjetër është nga kultura që kanë qytetarët, pjesa më e madhe ndodhin për shkak të shpejtësisë së madhe dhe parakalimeve të gabuara që janë përgjegjësi të drejtuesit të mjetit. Edhe rasti i fundit ishte për shkak të shpejtësisë së madhe. Aksidentet do ndodhin, duhet një lloj strategjia që të përfshijë një sërë institucionesh që ato të mos punojnë të pavarur. Një strategji e përbashkët mund të sjellë një ulje të aksidenteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy