Selenicë/ Vritet me armë zjarri 36-vjeçari në fshatin Gjorm

Selenicë/ Vritet me armë zjarri 36-vjeçari në fshatin Gjorm

Një 36-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Gjorm të Selenicës.

 

36-vjeçari Dalan Aliaj  humbi jetën, teksa po transportohej në spitalin rajonal të Vlorës. 

 

Mësohet se viktima kishte qenë te kushëriri i tij, ndërsa vetë ishte nga fshati Levan i Fierit. 

 

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. 

 

Vlorë/Informacion paraprak

 

Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi D. A., 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.

 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy