Ish-pronarët dhe PD kundër ndryshimeve ligjore të pronësisë së tokës

Ish-pronarët dhe PD kundër ndryshimeve ligjore të pronësisë së tokës

Qeveria beson se të gjitha çështjet problematike të pronave, si legalizimi i banesave të palegalizuara, regjistrimi i titujve të pronësisë, vlerësimi i AMTP-ve të dhëna, regjistrimi i tokave bujqësore si dhe shpërndarja e tyre tek pronarët legjitim, korrigjimi i hartografive si dhe zgjidhja e problemit të mbivendosjes së pronave pritet të mbyllen me miratimin e projektligjit të ri për “Përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”, që do të votohet sot në Kuvend.

Ndërsa për përfaqësuesit e opozitës, ky ligj bie ndesh me vendimet e Gjykatës Kushtetuese për pronat, pasi ky projektligj nuk respekton vendimin e Komisionit të Venecias të muajit shtator. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e pyetur nga TVT.al, tha se ligji bie ndesh me ligjin e legalizimeve, pasi ka mbivendosje kompetencash ndërmjet institucioneve.

Përveç kritikave të Komisionit të Venecias dhe PD-së, ky ligj kundërshtohet edhe nga ish-pronarët. Myrshit Vorpsi, i cili është edhe kryetar i Shoqatës Kombëtare Pronësi me Drejtësi, në një intervistë për TVT.al, shprehet se ky draft do të ishte i suksesshëm nëse do të ishin kompensuar të gjithë pronarët. Sipas tij, drafti cenon pronat e tyre dhe nuk i kompenson ata.

Dua të them një të re, nga data që ky ligj do të kalojë në Kuvend dhe do të botohet në fletoren zyrtare, nuk do të përdoret më as fjala ligj 7501, as fjala ligj legalizimesh, as fjala ligj për verifikimet e titujve të pronësisë, etj. Të gjitha këto punë, që kanë lënë këto ligje të papërfunduara, do të vazhdojë të trajtohen nga ky ligj që ka vetëm 37 faqe. Ky ligj ka disa kapituj. Kapitulli i parë është për ndarjen e tokës bujqësore të pa ndarë akoma. Nuk ka ndonjë ndryshim nga filozofia e 7501, me këtë ligj sanksionohet se çdo pëllëmbë toke bujqësore në republikën e shqipërisë, e pandarë akoma nga ligji 7501 do të ndahet sipas frymës së këtij ligji”, tha Vorpsi për TVT.al.

Sipas tij, përfitusit e vetëm të tokave të pandara akoma dhe që duhen ndarë sipas këtij ligji, janë banorët ose punonjësit e ish-kooperativave bujqësore, ndërsa vend për pronarët s’ka këtu.

Më tej, Vorpsi sqaron se nga ana tjetër, ky proces sipas këtij ligji, nuk do të jetë disponibël për pronarët. Ai thekson se më 29 shkurt të vitit të kaluar, Agjencisë së Trajtimit të Pronave i ka mbaruar afati ligjor për njohjen, kthimin ose kompensimin e pronave të paraqitur nga pronarët shqiptarë.

Janë 10 mijë dosje të depozituara që nga vitit 2008, pranë ish-Agjencisë së Trajtimit të Pronave, nuk janë trajtuar, pra, s’ka asnjë vendim qoftë për njohje e leje dhe jo më të ketë vendim për kompensim apo dëmshpërblim. Këto dosje brenda tyre kanë kërkesën e pronarëve shqiptarë për t’iu njohur e drejta e pronës, kthyer ose kompensuar 144 mijë hektarë tokë bujqësore, pyje ose kullota dhe rreth 4 mijë e 200 hektarë tokë truall”, tha ai.

Për qeverinë shqiptare, ky projektligj i riformuluar iu hap rrugën e zgjidhjes së shumë problemeve që lidhen me pronat.

Sipas qeverisë, nga ky projektligj do të përfitojnë rreth 1 milionë parcela toke që do të regjistrohen në emër të pronarit të ligjshëm, që janë bashkuar gjatë periudhës së kooperativës dhe janë copëzuar nga ligji 7501.

Qeveria thekson se me ndryshimet e reja përfitojnë të gjithë pronarët legjitimë, të cilët për më shumë se 25 vite u janë drejtuar gjykatave.

Ndërsa Komisioni i Venecias është shprehur se paketës ligjore i mungon qartësia, i mungon saktësia dhe ç’është më e rëndëisshme, ka një fuqi shumë të gjerë rregulluese të Këshillit të Ministrave, ka mungesë të hapave proceduriale dhe afate të pacaktuara qartë.

Me këtë paragraf, - thotë Tabaku, -Komisioni i Venecias përmbledh shumë qartë çdo gjë që ka bërë qeveria për pronën: ka shkelur kushtetutën, ka zaptuar pronën private dhe publike, ka marrë kompetenca që nuk i takojnë, duke ndarë prona private dhe publike me Korporatën e investimeve”.

 Në projektligjin e ri në nenin 9 i kushtohet një vëmendje e shtuar AMTP-ve, ku theksohet se ato nuk do të jenë objekt shqyrtimi nga ASHK, vetëm në rast se ka mbivendosje regjistrimesh që nuk mund të zgjidhen do ti drejtohen gjykatës.

Në ligj nënvizohet se kadastra do të rishikojë edhe AMTP-të e regjistruara për prona publike të patjetërsueshme. Sipas projektligjit Kadastra do të bëjë edhe përmirësimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme, pasi do të verifikojë nëse të gjithë përfituesit e tokës bujqësore në territorin e ish-kooperativës/ndërmarrjes bujqësore, kanë në posedim, aq sipërfaqe sa është parashikuar në AMTP.

Nëse ka subjekte që posedojnë më pak dhe të tjerë më shumë se sa në AMTP, Agjencia përcakton ose korrigjon kufijtë e sipërfaqeve sipas sasisë së AMTP-ve dhe i pasqyron ato në hartën kadastrale.

Ndryshe nga drafti i parë, sipas qeverisë. ky ligj synon ti japë fund kalvarit të zvarritjeve në procesin e legalizimeve, duke legalizuar të gjitha banesat, ndërsa për ato që nuk legalizohen shteti do të kujdeset që banorët të përfitojnë një banesë sociale ose kompensim të pjesshëm. Ky ligj shfuqizon 7 ligje të mëparshme për pronat, duke përfshirë ligjin 7501 që sipas Kadastrës kanë krijuar ngërçin me pronat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy